Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Xhanikli (Nurettin Canikli) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen e kredisë për raketat S-400.
Xhanikli tha se për blerjen e raketave S-400 është përdorur një financim me çmim shumë të arsyeshëm dhe përqindja e kredisë është shumë më e ulët në krahasim me përqindjen e kredisë që përdoret për kredi të ngjashme në tregun ndërkombëtar.
“Në komandat e Forcave të Armatosura Turke aktualisht ka raketa, por sistemet e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjes kundër sistemeve balistike me trajektore të gjatë do të hyjnë për herë të parë në inventar” tha Xhanikli.
Ai bëri të ditur se krahas Sistemeve S-400 për mbrojtje ajrore ndaj sulmeve balistike do të ndërtohen edhe sisteme mbrojtëse me konsorciumin e partneritetit Eurosam Itali-Francë dhe sisteme vendore mbrojtjeje dhe në lidhje me përdorimin e këtyre sistemeve mund të bëhet edhe strukturim brenda Forcave të Armatosura Turke.
“S-400 ose sisteme të ngjashme të mbrojtës ndaj raketave balistike , për shkak se janë më të sofistikuara dhe të mëdha mund të shfaqin nevojën për ndryshime shtesë” tha Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Xhanikli./ trt