Ndërkohë që dronët e militantëve sulmuan bazën ruse, një avion i spiunazhit amerikan fluturoi midis bazave ruse në Siri

Ushtria ruse në një bazë të saj në Siri në 6 janar ka ndalur një sulm dronësh të nisur nga militantët, duke kapur 6 dronë dhe shkatërruar 7 të tjerë. Ndërkohë që militantët po përpiqeshin të sulmonin objektivat duke përdorur 13 dronë të ngarkuar me bomba, një avion Boeing P-8 Poseidon i marinës amerikane ishte në një mision patrulle në zonën midis bazës ajrore ruse Hmeimim dhe bazës detare Tartus në Siri, njoftoi ministria ruse të martën.
“Kjo na detyron të ndërmarrim një vështrim të ri ndaj kësaj koincidence të çuditshme. Gjatë sulmit me dronë kundër objekteve ushtarake ruse në Siri, aeroplani i zbulimit Navy Poseidon ishte në patrullim për më shumë se 4 orë në nje lartësi prej 7 mijë metrash mbi Detin Mesdhe, midis Tartusit dhe Hmeimimit, ” tha ministria.
Pas parandalimit të sulmit, ushtria ruse analizoi modelin dhe municionin brenda dronëve të kapur, dhe doli në përfundimin se mjete të tilla mund të ishin dërguar nga militantët vetëm me ndihmën e një shteti që ka aftësi tu “sigurojë navigim satelitor dhe kontroll nga larg dronëve dhe hedhjes së eksplozivit”. Më vonë gjatë ditës, Pentagoni lëshoi ​​një deklaratë ku tha se dronë të tillë mund të bliheshin lirshëm në treg.
Duke komentuar deklaratën e Pentagonit, ushtria ruse shprehu shqetësimin e saj lidhur me teknologjinë e përdorur për sulmin ndaj objekteve ushtarake ruse, pasi kjo teknoligji kishte perfunduar me lehtësi në treg”.
“Cilat janë këto teknologji për të cilat po flitet?” pyeti ministria. Një zëdhënës gjithashtu kërkoi që Pentagoni të tregojë se ku gjendet ky treg dhe çfarë shërbimesh të veçanta u ka ofruar militantëve përnjohjen e terrenit”./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne