Momenti Gorbaçov / Analizë mbi lëvizjet e fundit të reformistëve radikalë ne Iran

Analiza ndaj historive te kaluara na jep mundësinë që, përmes një rishikimi të kujdesshëm të ngjarjeve historike (në këtë rast shpërbërja e Bashkimit Sovjetik), të nxjerrim mësime praktike për kushtet ku jetojme sot.

Jafar Hasan Khani, zëdhenës i Qendrës së Studimeve Strategjike të agjencisë Tasnim, thotë:

Pas ndalimit të luftës mes Iranit, regjimit sionist dhe SHBA-së, reformistët – të cilët prej kohësh nuk janë më një forcë udhëheqëse e zhvillimeve në Iran kanë nisur nje lëvizje serioze per te ardhmen e Iranit. Letra e profesorëve reformistë dhe kërkesa për ndryshimin e sistemit ne Iran, paketa e propozuar nga Fronti i Reformave dhe ideja e negociatave për të gjitha çështjet e vendit, deklarata e Partisë Bashkimi i Kombit të Iranit me theks mbi ndryshime të gjera, qëndrimet e ish-ministrit te jashte Xhavad Zarif në Foreign Policy dhe kërkesa për ndryshim strukturore, fjalimi i ish-president Rouhanit dhe kërkesa për ndryshim të strategjive madhore të vendit, si dhe deklarata e fundit e Frontit të Reformave me titull “E vetmja rrugë shpëtimi për vendin është ndryshimi dhe kthimi te populli”, të gjitha këto tregojnë për një program të qëndrueshëm në radhët e reformistëve, i cili ndjek një synim të caktuar.

Pavarësisht se kërkimi i ndryshimeve të thella dhe rrënjësore në kushtet e krizës dhe luftës ku gjendet Iranit soy, nuk është veprim i mençur e i arsyeshëm, ky tekst përpiqet të sjellë përpara lexuesit një rikthim analitik tek një përvojë historike që do te na ndihmoje në kuptimin e situatës aktuale.

Momenti i Gorbaçovit

“Momenti i Gorbaçovit” i referohet një situate ku një lider ose politikan, nën ndikimin e luftës se imagjinuar me armikun, e formëson analizën dhe zgjidhjen e problemeve të vendit të tij sipas dëshirës dhe narrativës së palës kundërshtare.

Thënë më thjesht: në një “moment Gorbaçovi”, politikani nga frika e vdekjes, bën vetëvrasje. Pra, nga frika e madhe e një krize apo kërcënimi, merr vendime që përfundimisht çojnë në shkatërrimin ose dobësimin e rëndë të interesave kombëtare. Në një moment të tillë, ai mendon se e vetmja rrugë shpëtimi për vendin ndodhet në duart e armiqve. Madje edhe nevojat më elementare, si uji i pijshëm i popullit, shihen si të varura nga negociatat me armikun.

Ky koncept, i shqyrtuar me qasjen e historisë së aplikuar, është marrë nga përvoja historike e Mihail Gorbaçovit, udhëheqësit të fundit të Bashkimit Sovjetik, vendimet e të cilit në fund të viteve 1980 u bënë shembulli tipik i “momentit te Gorbaçovit”.

Qasja e historisë së aplikuar na lejon që, duke shqyrtuar me kujdes një ngjarje historike (këtu shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik), të nxjerrim mësime praktike për situatën aktuale. Në vijim, fillimisht shqyrtohen veprimet dhe vendimet e Gorbaçovit përballë presioneve të Luftës së Ftohtë dhe luftës perceptuese të Perëndimit; pastaj shpjegohet sesi disa politikanë iranianë kanë një kuptim “gorbaçovian” të gjendjes.

Natyrisht, është e qartë se Republika Islamike nuk është Bashkimi Sovjetik, dhe ekzistojnë faktorë e elementë të fuqishëm në Iran që pengojnë përsëritjen e historisë së vitit 1991. Por kjo nuk e përjashton faktin që disa figura politike mund të bllokohen në një “çast Gorbaçovi” dhe të mendojnë sipas narrativës së armiqve.

Gorbaçovi në stuhinë e luftës së Perëndimit

Mihail Gorbaçov mori drejtimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1985. Vendi ishte në krize ekonomike dhe i përfshirë në një garë të rëndë armatimesh me SHBA-në. Ai, me sloganet Perestroika (rindërtim strukturor) dhe Glasnost (hapje politike), përpiqej të reformonte sistemin e lodhur sovjetik.

Por, paralelisht me reformat e tij, qeveria amerikane e Ronald Reagan-it intensifikoi strategjinë e presionit maksimal dhe të luftës psikologjike. Një nga mjetet më të rëndësishme të SHBA-së në këtë luftë ideologjike ishte nisma e Mbrojtjes Strategjike (SDI), e njohur si “Programi i Luftës së Yjeve”.

Ky program, në dukje një projekt i guximshëm për mbrojtje raketore të bazuar në hapësirë, në të vërtetë ishte një lufte propagandistike, jo reale, e dizajnuar për të ushtruar presion psikologjik mbi udhëheqësit e Kremlinit.

Programi “Lufta e Yjeve” në dukje ishte një projekt ambicioz për mbrojtje raketore me bazë në hapësirë, por në realitet përbënte një narrativë strategjike të ndërtuar për presion psikologjik dhe jo një plan real ushtarak.

Presidenti Regan dhe ekipi i tij e paraqisnin SDI-në si një projekt të arritshëm dhe që do të ndryshonte ekuilibrin e fuqisë, me qëllim që të ngjallnin frikë tek udhëheqësit e Kremlinit dhe t’i detyronin ata të bejne lëshime. Synimi i kësaj narrative ishte t’i bënte drejtuesit sovjetikë të besonin se, nëse nuk benin lëshime në negociatat për çarmatimin apo nuk ndryshonin sjelljen e tyre ndërkombëtare, SHBA do të arrinte një epërsi strategjike të tillë që do ta bënte të pavlefshme fuqinë bërthamore penguese të Bashkimit Sovjetik, duke e ekspozuar kështu vendin ndaj presionit apo edhe një sulmi të mundshëm amerikan.

Kjo histori e fabrikuar ishte një shembull tipik i luftës psikologjike, e cila synonte të manipulonte mënyrën se si pala kundërshtare e kuptonte dhe llogariste situatën. Amerikanët vazhdimisht e frynin idenë e Luftës së Yjeve dhe madje sugjeronin që teknologjia e saj të ndahej me sovjetikët, vetëm për t’i bërë ata të besonin se kërcënimi ishte real dhe i afërt.

Gorbaçovi dhe udhëheqësit sovjetikë, edhe pse e dinin se SDI ishte ende në faza fillestare, e trajtuan atë si një kërcënim serioz dhe reaguan me masa shumë të kushtueshme. Sipas dokumenteve historike, Kremlini në vitin 1985 miratoi një sërë masash reciproke – si simetrike ashtu edhe asimetrike – për t’iu përgjigjur SDI-së dhe lidhi ecurinë e negociatave për kontrollin e armatimeve me ndalimin ose kufizimin e programit SDI. Me fjalë të tjera, për të arritur një tërheqje amerikane nga diçka që praktikisht nuk ekzistonte, Bashkimi Sovjetik bëri shumë lëshime.

Kjo ishte pikërisht ajo që dëshironin arkitektët e luftës psikologjike në Uashington: të detyronin Bashkimin Sovjetik të shpenzonte burime të mëdha në një garë të re armatimesh dhe të lëshonte pe në tryezën e negociatave.

Në takimin historik të dy superfuqive në Reykjavik në tetor 1986, tema kryesore e mospajtimeve ishte Lufta e Yjeve. Gorbaçovi, në një hap pa precedent, propozoi eliminimin e të gjitha armëve bërthamore të dy vendeve me kusht që SDI të mbetej vetëm në nivel kërkimesh laboratorike. Megjithatë, presidenti Regan nuk pranoi asnjë kufizim mbi SDI-në, dhe kështu negociatat përfunduan në ngërç.

Si pasojë, Gorbaçovi kuptoi se Amerika nuk do të hiqte kurrë dorë nga kjo lufte psikologjike. Një vit më vonë, në shkurt 1987, ai mori një vendim të rëndësishëm: nderpreu negociatat për eliminimin e raketave me rreze të mesme veprimi (INF) nga çështja e SDI-së. Në fakt, ai bëri një lëshim të madh duke hequr kushtin e tij për ndalimin e Luftës së Yjeve, vetëm për të arritur marrëveshje me SHBA në fusha të tjera.

Vlen të theksohet se programi i “Luftës së Yjeve” (SDI) kurrë nuk u realizua në formën që pretendonte Ronald Reagan, dhe më pas disa historianë argumentuan se ky program nuk ishte faktori kryesor i përfundimit të Luftës së Ftohtë. Megjithatë, roli i tij në formësimin e perceptimeve të palës sovjetike është i pamohueshëm.

Dokumentet historike tregojnë se shërbimet e inteligjencës dhe madje edhe industritë ushtarake sovjetike, e paraqisnin kërcënimin e SDI-së më të madh se sa ishte në të vërtetë, gjë që i frikësoi krerët e Kremlinit deri në atë pikë sa, për t’u shpëtuar prej tij, pranuan të hiqnin dorë nga pasuri të vlefshme ushtarake përmes negociatave.

Sipas analistëve, sundimtarët sovjetikë duke hyrë në narrativën që Amerika kishte ndërtuar për ta, ranë në një rreth vicioz shpenzimesh të panevojshme, gjë që nuk ishte pa ndikim në dobësimin e themeleve të perandorisë së tyre. Gorbaçovi e pa zgjidhjen e problemeve të Bashkimit Sovjetik tek negociatat dhe ndoqi një rrugë të vështirë. Ai mendonte se me negociata të gjera me armikun mund të zgjidhte problemet themelore të vendit. Por kjo rrugë solli vetëm humbje mundësish.

Nga përqafimi i hapur i Perëndimit deri te shpërbërja e Lindjes – Besimi te armiku dhe pasojat e tij

Përveç lëshimeve në politikën e jashtme, Gorbaçovi ndërmori ndryshime  brenda vendit, ndryshime që armiqtë e Bashkimit Sovjetik i kishin pritur prej vitesh. Politika e tij e dyerve të hapura ndaj Perëndimit dhe ulja e kontrollit mbi satelitët sovjetikë në Evropën Lindore u pritën me entuziazëm nga vendet perëndimore. Kjo mirëseardhje u shndërrua në një kurth për Gorbaçovin. Mediat dhe liderët perëndimorë e pritën atë me përqafime, buzëqeshje dhe lavde, duke e quajtur “një reformator të madh”. Por, siç e ka theksuar edhe Udhëheqësi i Revolucionit Iranian, imam Khomeini, pikërisht ky përqafim dhe duartrokitjet e Perëndimit e mashtruan Gorbaçovin. Nën ndikimin e mashtrimeve te perendimit, ai u besoi perëndimorëve dhe amerikanëve duke rene ne kurth. Me fjalë të tjera, Gorbaçovi mendoi se Perëndimi kishte qëllime të mira, ndërkohë që “përqafimi me perendimin” nuk ishte gjë tjetër veçse një kurth.

Një nga shembujt më të rëndësishëm të këtij mashtrimi ishte edhe pranimi i tij për ribashkimin e Gjermanisë dhe tërheqjen e trupave sovjetike nga Evropa. Dokumentet historike tregojnë se gjatë negociatave të vitit 1990, diplomatë të lartë amerikanë, përfshirë James Baker, i dhanë Gorbaçovit një premtim verbal se NATO “nuk do të zgjerohet as edhe një centimeter drejt lindjes”. Gorbaçovi e interpretoi këtë si garanci për sigurinë e vendit të tij pas tërheqjes nga Evropa. Por pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, NATO jo vetëm që u zgjerua në Evropën Lindore, por arriti deri në kufijtë e Rusisë së sotme. Ato premtime verbale nuk u mbajtën kurrë. Ky ishte një tjetër shembull i besimit naiv te armiku, për të cilin më vonë edhe Vladimir Putini u shpreh shpesh: “Na mashtruan.”

Gjendja e rëndë ekonomike e Bashkimit Sovjetik e çoi Gorbaçovin në pikën ku ai i trembej se vazhdimi i saj do të sillte shpërbërjen. Frika e rrëzimit e kishte pushtuar tërësisht dhe praktikisht ia kishte marrë fuqinë për të vepruar. Prandaj, ai zgjodhi politikën e uljes së tensioneve dhe të ndërtimit të besimit me Perëndimin si rrugë shpëtimi. I dha fund luftës në Afganistan (1988), ktheu ushtrinë në atdhe, ndërpreu mbështetjen ideologjike dhe financiare për shtetet komuniste të Evropës Lindore (1989) dhe u dha atyre dritën jeshile atyre për të zgjedhur vetë rrugën e tyre. Secila prej këtyre masave dukej logjike dhe paqësore, por në tërësi dobësuan rëndë ndikimin dhe fuqinë gjeopolitike të Bashkimit Sovjetik. Armiku, që kishte pritur për vite me radhë një rast të tillë, e mbushi menjëherë boshllëkun e pushtetit: Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan, Traktati i Varshavës u shpërbë, dhe vendet e kampit lindor një nga një iu bashkuan kampit perëndimor.

Në brendësi të Bashkimit Sovjetik, politika e Glaznostit (hapjes) se Gorbaçovit, që kishte për qëllim lirinë e shprehjes dhe reforma, shpejt u shndërrua në një platformë për rritjen e zërave separatiste dhe të kundërshtarëve. Në republikat baltike, Kaukaz dhe Azinë Qendrore, lëvizjet për pavarësi morën hov. Gorbaçovi, i cili dikur mendonte se me ndryshimin e paradigmës së qeverisjes mund të shpëtonte vendin, u përball me kriza që i dolën jashtë kontrollit. Më në fund, në dhjetor 1991, Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe Gorbaçovi dha dorëheqjen. Perëndimi, në dukje, e duartrokiti dhe i dha Çmimin Nobel për Paqe, por përfundimi real i besimit të tij ndaj Perëndimit nuk ishte gjë tjetër veçse shpërbërja e superfuqisë lindore dhe rënia e fuqisë kombëtare. Në këtë mënyrë, mësimi i madh i “çastit Gorbaçov” ishte se besimi te armiku dhe shikimi i zgjidhjes së problemeve të vendit në duart e tij, mund të ketë një fund edhe më të hidhur se vetë problemet fillestare.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit e ka theksuar shpesh se ekzistenca e kontakteve dhe bisedimeve diplomatike kurrë nuk duhet të përkthehet si besim te armiku. Përvoja historike e Gorbaçovit tregon se besimi te buzëqeshja e armikut “nuk është gjë tjetër veçse një iluzion” dhe se edhe gjeste si përqafimi apo buzëqeshja e Perëndimit mund të jenë pjesë e një projekti mashtrimi. Në këtë drejtim, një nga dobësitë e Gorbaçovit ishte prirja e tij për të kërkuar miratim.

Mësimi që nxorën Imam Khomeini (r.a) dhe pas tij Ayatollah Khamenei nga kjo histori ishte se “kurrsesi nuk duhet të mbështetemi tek përkëdheljet e armikut, imperialistëve dhe fuqive botërore”, sepse armiku mund, me narrativa mashtruese dhe premtime të rreme, të detyrojë udhëheqësit e një vendi të marrin vendime që në fakt janë dëshira e vetë armikut.

Shenjat e “Momentit Gorbaçov” mes politikanëve iranianë

Pyetja e rëndësishme është: a ishte “Momenti Gorbaçov” vetëm një ngjarje unike historike, apo mund të përsëritet në forma të tjera edhe për vende të tjera? Fatkeqësisht, në shqyrtimin e qëndrimeve dhe fjalëve të disa politikanëve bashkëkohës iranianë, dallohen shenja shqetësuese të kapjes në kurthin perceptiv të armikut. Në këtë pjesë, me referencë te fjalët dhe veprimet e këtyre figurave, tregojmë se si disa prej tyre po përsërisin gabimet e Gorbaçovit, duke parë zgjidhjen e të gjitha problemeve në kompromis dhe negociata me armikun, madje duke kërkuar pasuri të brendshme nga jashtë.

Kur gjithçka lidhet me negociatat me armikun

Një shembull i dukshëm janë politikanët iranianë që duket se kanë rënë në “Çastin Gorbaçov”: ish-presidenti Hassan Rouhani. Gjatë negociatave bërthamore, më 7 qershor 2015, në ceremoninë e Ditës së Mjedisit, deklaroi:

“Sanksionet e padrejta duhet të hiqen që të vijë kapitali, të zgjidhet çështja e mjedisit, të zgjidhet puna e të rinjve, të zhvillohet industria, të ketë ujë të pijshëm për njerëzit, të rriten burimet ujore, të rilindin bankat tona…”

Këto fjalë tregojnë qartë se sipas qeverisë së atëhershme, zgjidhja e nevojave më elementare të vendit lidhej drejtpërdrejt me marrëveshje me fuqitë e huaja dhe heqjen e sanksioneve. Fraza “edhe uji i pijshëm për njerëzit lidhet me negociatat” u bë titull gazete dhe shndërrohej në shembull të mendësisë së varur nga i huaji.

Edhe ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif gjatë negociatave të JCPOA-së (marrëveshjes bërthamore) insistonte se: “Zgjidhja e vetme për çështjen bërthamore të Iranit është negociata dhe asgjë tjetër nuk ka alternativë.” Ai e paraqiste negociatën me SHBA-në si opsion të patjetërsueshëm. Ky qëndrim çoi deri aty sa e gjithë diplomacia iraniane bazoi strategjinë në marrëveshjen bërthamore, duke besuar se ajo do të zgjidhte të gjitha problemet ekonomike dhe politike të vendit. Rezultati u pa më pas: në 2018 SHBA u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione edhe më të rrepta. Besimi naiv i qeverisë iraniane në premtimet e Uashingtonit pa marrë garanci të mjaftueshme ishte nje Deja Vu  me ate që Gorbaçovi beri me Perëndimin. Edhe pse Ajatollah Khamenei na ka paralajmeruar e thene: “Mos i besoni Amerikës.”

Një shembull tjetër është ish-nënkryetari i qeverisë, Eshaq Jahangiri, dhe disa anëtarë të kabinetit të Rouhanit, të cilët gjatë krizës ekonomike të vitit 2018 (1397 sipas kalendarit iranian) deklaruan hapur: “Zgjidhja e të gjitha problemeve është negociata me SHBA-në.” Edhe pse ky qëndrim u përball me kundërshtime të forta nga forcat e revolucionit, shfaqja e një ideje të ketillë mes zyrtarëve të lartë tregon përhapjen e mendësisë së varur nga i huaji. Për probleme si mungesa e valutës ose inflacioni, në vend të forcimit të prodhimit të brendshëm, reformatoret besonin se pa heqjen e sanksioneve, madje edhe uji nuk mund të sigurohej.

A na ndihmon genjimi i vetvetes apo eshte thjeshte nje arratisje nga realiteti?

Pas përballjes me regjimin izraelit, mes disa politikanëve dhe intelektualëve reformistë eshte shfaqur një gjuhë që kërkonin ndryshime themelore në strategjitë e vendit. Për shembull, gjatë presionit maksimal të armikut dhe trazirave rajonale, u publikua një deklaratë me firmën e 180 figurave akademike dhe menaxheriale, me titull “Koha për ndryshimin e paradigmës së qeverisjes”. Kjo deklaratë pretendonte se rruga për të dalë nga krizat aktuale të Iranit ishte ndryshimi i bazave të qeverisjes dhe adoptimi i një strategjie të re, që theksonte uljen e tensioneve dhe bashkëpunimin me Perëndimin.

Megjithatë, një vështrim i hollësishëm mbi propozimin dhe biografitë e firmëtarëve ngre dyshime serioze. Agjensitë analitike e kanë konsideruar këtë më shumë një “arratisje” nga realiteti, një përpjekje për të justifikuar figurat e dështuara të së kaluarës sesa një zgjidhje reale. Me fjalë të tjera, arkitektët e situatës aktuale, që vetë kanë qenë në pushtet për vite, tani, nen maskën e kujdesit, ofrojnë të njëjtën recetë të vjetër – besim te Perëndimi dhe shpresë te negociata në çdo fushë – nën petkun e “ndryshimit të paradigmës”. Pyetja që lind është: a është ky realisht ndryshim paradigme, apo thjesht riprodhim i të njëjtit gabim strategjik – besimi te Perëndimi?

Kritikët argumentojnë se promovimi i ndryshimeve themelore strategjike gjatë luftës rajonale dhe presionit të armikut transmeton një mesazh dobësie dhe fton ndërhyrjen më të madhe të armikut. Pra, tema e “ndryshimit të paradigmës së qeverisjes” në kushte konflikti maksimal më shumë justifikon të kaluarën sesa sjell një rrugë të re. Në fakt, qëllimi përfundimtar i SHBA-së dhe Perëndimit është dobësimi i fuqisë kombëtare të Iranit, jo bashkëpunimi i ndershëm. Strategjia e tyre synon të “çarmatose” softuerikisht vendin dhe të fragmentojë strukturat e pushtetit, jo të ndërtojë marrëdhënie të shëndetshme.

Prandaj, recetat që ofrojnë këto deklarata dhe fjalime – ulje e qëndrueshme e tensionit dhe ndryshime të thella të sjelljes iraniane – nuk janë gjë tjetër veçse dëshirat e armikut të fshehura nën fjalë të mira. Kjo është pikërisht shenja e “Momenti Gorbaçov”: politikanët shohin zgjidhjen e problemeve të vendit në duart e armikut dhe propozojnë një recetë që në fund i shkon për shtat vetëm armikut.

Kritikë e reformistëve në kuadrin e “Momentit Gorbaçov”

Partia “Ettihad Mellat Iran” dhe Fronti Reformist i Iranit kanë marrë pozicione që mund të analizohet nën këtë model. Reformistët kanë përsëritur ftesat për fleksibilitet në politikën e jashtme dhe ulje maksimale të tensioneve, duke folur për negociata në të gjitha çështjet. Ndërkohë, burimi i tensionit dhe vendimit për konflikt nuk është Irani, por armiku i tij. Duke pasur parasysh këtë, duket se reformistët besojnë se çelësi për zgjidhjen e problemeve gjendet në zyrat e Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë kuadër, qëndrimet e këtyre politikanëve reformistë mund të përmbledhen kështu:

  1. Frika nga shpërbërja ose lufta: Ata përhapin idenë se vendi është në prag katastrofe. Për shembull, në një deklaratë të fundit të Frontit Reformist mbi mekanizmin e “konfliktit”, thuhet: “Kërcënimi nga aktivizimi i mekanizmit nga troika evropiane është shumë real dhe afër zbatimit. Kthimi i çështjes bërthamore të Iranit në Kapitullin 7 të OKB-së do të rikthejë sanksionet dhe do të shkaktojë një recesion më të thellë se pasojat e luftës së fundit.” Kjo krijon frikë dhe nxit pranimin e çdo zgjidhjeje, edhe në kurriz të sovranitetit kombëtar – njësoj si Gorbaçovi që ndryshoi rrugën nga frika e shpërbërjes ekonomike dhe humbjes në garën armësh.
  2. Shpresa e kotë te premtimet e armikut: Deklarata si “Nëse Amerika premton rikthim në marrëveshje, gjithçka do të shkojë mirë” ose “Europa është me ne dhe nuk lejon Amerikën të imponojë forcën” reflektojnë besimin naive të Gorbaçovit te Perëndimi. Ata veprojnë sikur nuk kuptojnë se armiku mund të ndërmarrë veprime ushtarake edhe gjatë negociatave.
  3. Injorimi i kapaciteteve të brendshme: Ata kanë një histori të dobët në përdorimin e kapaciteteve vendase. Në vend të forcimit të prodhimit dhe reformës së menaxhimit, shikimi është jashtë vendit, si të thuash “çdo zgjidhje vjen nga jashtë”.
  4. Ulet statusi i popullit: Mesazhi i rrezikshëm që përcillet tek armiku është se populli mund të lutet për një gotë ujë. Ky sinjal dobësie e bën armikun më agresiv dhe shton presionin.

Përfundim: shmangia e përsëritjes së historisë

Analiza krahasuese e vendimeve të Gorbaçovit dhe qëndrimeve të disa politikanëve iranianë tregon ngjashmëri të dukshme. Duhet kuptuar se “Momenti Gorbaçov” nuk ndodhi brenda natës. Vitet e luftës psikologjike, ekonomike dhe propagandistike të Perëndimit çuan udhëheqësit sovjetikë në një pikë ku ata panë shpëtimin tek recetat e armikut. Sot, lufta perceptive e armikut ndaj Republikës Islamike vazhdon në shumë drejtime. Prandaj, duhet të jemi vigjilentë dhe të mos luajmë në një terren ku humbja është e sigurt.

Mësimet kryesore nga përvoja e Gorbaçov për Iranin e sotëm eshte:

  1. Asnjëherë te mos marrim vendime nga frika ose dëshpërimi
    Vetëvrasja politike për shkak të frikës nga kolapsi ose presioni i armikut është opsioni më i keq. Kërcënimet e armikut duhet të analizohen me realitet dhe duhet ndjekur mënyra aktive për neutralizimin e tyre, jo të lejojmë që frika të udhëheqë vendimet strategjike të vendit.
  2. Besimi te armiku është gabim
    Edhe nëse armiku buzëqesh, nuk mund t’i besohet. Ashtu si Perëndimi i buzëqeshi Gorbaçovit, por goditi thelbin e Bashkimit Sovjetik, edhe sot besimi ndaj SHBA-së ose fuqive të tjera të huaja mund të sjellë dëme kombëtare. Madje edhe negociatat taktike duhet të shoqërohen me skepticizëm të mençur dhe marrjen e garancive reale.
  3. Zgjidhjet e problemeve të vendit gjenden brenda kufijve të tij
    Asnjë armik nuk dëshiron të shohë përparimin tone. Ata që mendojnë se përmes negociatave ose dhënies së koncesioneve mund të sigurojnë mirëqenie dhe siguri për vendin, janë të gabuara. Përvoja e marrëveshjes së Brukselit (Barjam) tregoi se edhe respektimi i marrëveshjeve minimale nuk u realizua nga SHBA, e lëre më investimet dhe zhvillimin ekonomik.
  4. Njihni dhe neutralizoni luftën psikologjike
    Armiku përdor mjete mediatike dhe diplomatike për të imponuar narrativin e tij: ekzagjerim i protestave të brendshme, krijimi i dëshpërimit dhe pamundësisë. Qëllimi është të shtyhen vendimmarrësit drejt vendimeve të nxituara dhe të gabuara. Vetëm përmes forcimit të vetëdijes, informimit të sinqertë dhe ndërtimit të besimit mes qeverisë dhe popullit mund të neutralizohen këto mjete perceptive të armikut.

Rruga e duhur

  • Irani i sotëm nuk është Bashkimi Sovjetik i dikurshëm; populli iranian ka kaluar teste të ngjashme gjatë Luftës së Detyruar dhe presioneve të superfuqive dhe ka treguar se mund të qëndrojë ne këmbët e tij.
  • Historia tregon se besimi tek fuqitë e huaja dhe mbështetja tek premtimet e tyre çon në dështim. Çdo politikan që lidh zgjidhjen e problemeve të vendit me Perëndimin po ndjek të njëjtën rrugë si Gorbaçov.
  • Në vend të frikës nga kërcënimet ose “vdekja politike”, duhet të zgjidhet rruga e rezistencës inteligjente dhe forcimit të brendshëm. Historia ka treguar se kombet dështojnë kur nuk besojnë te vetja dhe mendojnë se armiku është shpëtimtari.

Burimet

Fjalimet gjatë takimit me përgjegjësit dhe zyrtarët e sistemit të Republikës Islamike të Iranit, 19 korrik 2000

Fjalimet e Gorbaçov dhe analiza e ndikimit të opinionit amerikan mbi vendimet e tij

Fjalim në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të Imam Khomeinit, 4 qershor 2015/tasnimnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne