Çavusholu: Lajmet për hyrjen e njësive të regjimit sirian në Afrin nuk janë të vërteta

Çavushollu bëri vlerësime për një kanal televiziv privat dhe pas pretendimeve se regjimi i Esadit ka bërë marrëveshje me PYD/YPG-në, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, për tu futur në Afrin, u shpreh me këto fjalë: “Cilido që mbron YPG-në për ne është i barabartë me vetë YPG-në”.

Ai tha se forcat e qeverisë së Sirisë nuk kanë hyrë ende në Afrin dhe fakti nëse do të hyjnë apo jo është ende i paqartë. Regjimi është në mëdyshje në lidhje me Afrinin.

“Për ne nuk ka problem se kush lufton kundër YPG-së. Nëse regjimi do të hyjë në Afrin për të mbështetur YPG-në, ne nuk na ndalon dot askush. Cilido që mbron YPG-në për ne është i barabartë me vetë YPG-në. YPG-ja nga frika e Mehmetçikut (ushtarit turk) fton vazhdimisht regjimin” tha Çavushollu.

Ai bëri të ditur se operacioni ‘Dega e Ullirit”, filluar më 20 janar në Afrin, do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të terroristëve të YPG-së në këtë rajon.

Pyetjes: “A do të shkohet në qendër të Afrinit?” ministri i jashtëm iu përgjigj me fjalët: “Aty është vendi ku gjenden më shumë terroristë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne