Çavusoglu: “Dega e Ullirit” e forcoi shumë Turqinë edhe në tavolinë, edhe në terren

“Objektivi kryesor i operacionit është spastrimi i terroristëve nga Afrini dhe bërja e tij zonë e sigurt për sirianët”, deklaroi Çavusoglu, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ashtu siç banorët sirianë nga Turqia dhe vendet e ndryshme të Sirisë u kthyen në shtëpitë e tyre pas operacionit ‘Mburoja e Eufratit’, ashtu edhe pas spastrimit nga terroristët të kësaj zone me anë të këtij operacioni për sirianët do të formohet një zonë e sigurt dhe njerëzit do të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata që tani kanë filluar të kthehen”.

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se Turqia prej fillimit të operacionit e këtej është duke e informuar opinionin publik dhe se është duke e përdorur të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje, e cila buron nga e drejta ndërkombëtare, ndërsa nënvizoi se Turqia përkrahë tërësinë territoriale të Sirisë ashtu si të vendeve tjera.

Duke e vënë në dukje se Turqia para fillimit të operacionit ka bërë paralajmërimet e nevojshme, që disa rrethet i vlerësuan duke thënë se “Turqia nuk mund të realizoj këtë dhe nuk do të ndërhyjë”, ministri Çavusoglu tha: “Me anë të këtij operacioni të gjithë kanë parë se sa serioze është Turqia. Këtë e panë edhe miqtë, vendet të cilat i quajmë aleate, vendet e ashtuquajtura aleate dhe ata që përkrahin YPG-në. Pas kësaj mund të themi se nuk ka mbetur asnjë hezitim në lidhje me hapat që do të mund ti hedhim gjatë procesit të ardhshëm”.

Ndërkaq në lidhje me pyetjen se kur do të mund të përfundojë operacioni, ministri Çavusoglu u përgjigj duke thënë se për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit dhe të terrenit është shumë e vështirë për tu përgjigjur në këtë pyetje.

Ai theksoi se qëllimi i Turqisë është që këtë operacion ta përfundojë me sukses sa më parë dhe ta spastrojë këtë zonë nga terroristët.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se për Turqinë është shumë e rëndësishme ruajtja e të drejtave të turkmenëve në Irak dhe Siri dhe shtoi se do të japin këshilla dhe paralajmërime miqësore për çështjen e turkmenëve.

“E vetmja zgjidhje e qëndrueshme në Siri është zgjidhja politike”, bëri të ditur Çavusoglu dhe bëri të ditur se në kongresin e dialogut kombëtar sirian që do të mbahet sot në Soçi të Rusisë do të hidhen hapat serioze në drejtim të fillimit të një procesi legjitim, transparent në Siri nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara dhe përgatitjen e këtij vendi për zgjedhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne