Çavusoglu: Kontributi i bashkësisë ndërkombëtare në Venezuelë duhej të ishte i ndryshëm

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoglu) tha të dielën se zgjedhjet e mbajtura në Venezuelë janë shprehje e vullnetit të popullit,

Çavushollu mori pjesë në një mbledhje organizuar në Stamboll në kuadër të “Takimet e Beyoğlu”-së.

Në fjalën që mbajti këtu Çavushollu foli edhe për zhvillimet në Venezuelë.

“Për nga rezervat e naftës, gazit, arit dhe disa burimeve të tjera natyrore, Venezuela është një ndër shtetet më të pasura të botës, por ekonomia e saj ballafaqohet me vështirësi të mëdha për shkak të trazirave”, – tha shefi i diplomacisë turke.

“Zgjedhjet në Venezuelë u mbajtën dhe shprehën vullnetin e popullit. Tani ajo që duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare është kjo: “Në një vend ka një problem, ka një shkëndijë, që nga çasti në çast mund të shndërrohet në një zjarr të madh. Pra (bashkësia ndërkombëtare) që duhet të kontribuojë në zgjidhjen e problemit. Duhet të ulet e të bisedojë, të mendojë se çfarë mund të bëjë me dialog, duke shtuar kontaktet etj.? Po në realiteti a ndodhi gjë kështu? Jo. Ndodhi krejtësisht e kundërta. Ngjarjet u nxitën edhe më shumë nga jashtë. Populli i Venezuelës u ndëshkua; me miliona njerëz u detyruan të largohen nga vendi”,- tha diplomati më i lartë i Turqisë.

Ne si Turqi,- e vijoi fjalën e tij Çavushollu,- po bëjmë përpjekje në drejtim të asaj që “A mund ta fillojmë ne një dialog ndërmjet Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)?”

“Qeveria e Venezuelës ka thënë se është e gatshme, pa parakushte, për dialog me vendet fqinje, me të gjitha vendet në Amerikën Latine, përfshirë Kolumbinë dhe Kilin, edhe ShBA-në. Edhe ne këtë gjë ua komunikuam ministrave të Jashtëm të atyre vendeve. Por për momentin asnjë nga vendet që ka ndërmarrë këta hapa kundër Venezuelës nuk deshi që të dialogojë me Administratën e Venezuelës. Atëherë çfarë kërkoni? Mund ta doni, mund të mos e doni, pra atë që ka ardhur dhe nuk ka ardhur në pushtet. Kjo është diçka tjetër. Pastaj, ku shkoi besimi që kishit ju tek demokracia?”,- përfundoi ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu vlerësimin e tij mbi zhvillimet e fundit në Venezuelë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne