Bota

Çavusoglu: Netanyahu dhe Trump përkrahësit e vetëm të protestave në Iran

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se protestat në Iran përkrahen vetëm nga Netanyahu dhe Trump.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë mbledhjes vlerësuese në fund të vitit të bërë me gazetarët në Ankara, ministri Çavusgolu tha se dëshirojnë që protestat në Iran të marrin fund sa më parë dhe të rikthehet stabiliteti në këtë vend.

Duke vënë në dukje se vendet që kritikojnë Iranin duhet të jenë të sinqerta dhe larg nga standardet e dyfishta, shefi i diplomacisë turke tha se ata, të cilët vazhdimisht flasin për demokraci, i dhanë përkrahje grusht shtetit në Egjipt në vitin 2013.

Çavusoglu tha se kanë vlerësuar pozitivisht deklaratën e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, ku ai thotë se qytetarët gjatë përdorimit të drejtës së tyre për manifestime paqësore nuk duhet të bëjnë shkelje të ligjit, ndërsa uroi që ky proces të marr fund sa më parë.

Ministri Çavusoglu preku edhe në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian ku tha që “Në qoftë se BE-ja gjatë vitit 2018 mëson të respektoj, të trajtojë në mënyrë të barabartë dhe nëse vlerësimet i bënë në suaza të anëtarësimit në BE, atëherë marrëdhëniet tona do të vendosen mbi themele më të shëndosha. Periudha e patronazhit ka marr fund, ndërsa edhe BE-ja ka filluar ta kuptoj këtë”.

“Turqia dëshiron ti përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë”, deklaroi Çavusoglu, ndërsa shtoi se “Më 6 janar ditën e shtunë do të takohem me homologun tim gjerman, Sigmar Gabriel. Ne nuk kemi problem me Gjermaninë, por Gjermania dhe disa vende tjera kanë me ne. Ata duhet të na tregojnë se për çka bëhet fjalë”.

Ndërkaq ai bëri të ditur se ministrja e Jashtme e Austrisë i ka telefonuar dhe i ka thënë se dëshirojnë ti përmirësojnë marrëdhëniet, ndërsa shtoi se atë e ftuan të vizitojë Stambollin, ku dhe do të bisedojnë.

Çavusoglu vuri theksin se viti 2017 ka qenë një vit problematik nga aspekti i marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

“Krahas të gjitha këtyre, ShBA-ja është aleate e jonë në NATO. Marrëdhëniet tona duhet të jenë të mira, por kjo varet nga ata. Ne nuk mbetemi të heshtur nëse bëjnë ndonjë gabim ndaj nesh”, shtoi Çavusoglu.

Duke theksuar se qëllimi ynë është të rrisim numrin e vendeve që kanë njohur Palestinën, shefi i diplomacisë turke tha se “Gjatë vitit 2018 do të bëjnë përpjekje për gjetjen e zgjidhjes politike problemit të Sirisë. Të gjithë aktorët që tani kanë filluar me bisedime për rindërtimin e Sirisë pas arritjes së zgjidhjes”.

Ndërkaq Çavusoglu bëri të ditur se nëse është e nevojshme në Afrin mund të ndërmarrin një operacion në çdo çast, ndërsa shtoi se ushtria turke është e gatshme për këtë.

Ministri gjithashtu vuri në dukje se pas referendumit të paligjshëm për pavarësi të organizuar nga ana e administratës rajonale kurde në veri të Irakut më 25 shtator 2017, Turqia do të mund të luaj rol aktiv në zgjidhjen e problemeve në rajon dhe bëri të ditur se ajo do të jap çdo lloj kontributi në këtë drejtim.

Ai gjithashtu shtoi se Turqia do të luaj rol aktiv në Jemen dhe Katar.

 


OPINIONE