Bozdag: Kaosi i shkaktuar në Iran do të dëmtojë tërë rajonin

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag deklaroi se kaosi i shkaktuar nga protestat antiqeveritare që vazhdojnë për një javë në Iran do të dëmtojë tërë rajonin.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij Tweeter në lidhje me ato që jetohen në Iran, Zëvendëskryeministri Bozdag tha se Turqia është duke i monitoruar nga afër ngjarjet në Iran.

“Turqia i kushton rëndësi paqes, qetësisë dhe stabilitetit të Iranit. Të gjitha këto janë të rëndësishme për popullin e Iranit dhe për rajonin tonë. Është e qartë se kriza, kaosi dhe përleshjet që do të mund të ndodhin dhe që do të mund të sillen në Iran, do të dëmtojnë iranianët dhe rajonin”, shkruan Bozdag në mesazhin e tij.

Bozdag theksoi se populli iranian dhe qeveria duhet të jenë të kujdesshëm, të matur dhe të veprojnë në mënyrë të matur ndaj provokimeve si dhe ndaj kurtheve të ngritura dhe që do të mund të ngrihen.

“Turqia gjithashtu del kundër ndryshimit të pushtetit me ndërhyrje nga jashtë ose me dhunë ose me rrugë dhe metoda tjera jashtë atyre të përcaktuara me kushtetutë dhe ligj”, përfundoi mesazhin e tij Zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne