Çavusoglu paralajmëron Greqinë: Ju keni një fëmijë të llastuar, t’i dilni për zot!

“Nuk lejomë fakte të kryera në Egje”, deklaroi të mërkurën në mbrëmje ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, duke shtuar se vazhdojnë të mbrojnë interesat e vendit përreth Egjeut dhe në Mesdheun Lindor.

Kurse në një paralajmërim drejtuar Greqisë, shefi i diplomacisë turke tha: “Ju keni një fëmijë të llastuar. Ashtu e thërrasin ata ministrin e Mbrojtjes Kombëtare. I thonë ‘fëmija ynë i llastuar’. Atëherë t’i dilni për zot fëmijës suaj të llastuar në mënyrë që edhe forcat tona të sigurisë të mos shkaktojnë ndonjë aksident.”

Shefi i diplomacisë turke mbajti një fjalim në Konferencën e Presidiumit të Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare.

Pasi tha se në politikën e jashtme nuk ekziston një miqësi dhe armiqësi e vazhdueshme, Çavusoglu vuri në pah se Turqia duhet të ndjekë politikën e ekuilibrit dhe balancës në të gjitha marrëdhëniet e saj.

“Na thonë: ‘Mos vallë u afruat shumë me Rusinë? A themeluat Këshillin Turk në Azinë Qendrore? Jeni prezent në Lindjen e Mesme dhe i kushtoni rëndësi Gjirit, mos po aspironi një politikë islame? A po largoheni prej nesh? Morët status edhe nga Azia, po largoheni prej nesh.’ Dakord, po përse nuk ka problem kur t’i shkon atje, je i pranishëm atje dhe paska shkarje të boshtit kur shkoj unë? Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka mik apo armik të vazhdueshëm”, u shpreh ai.

Mes të tjerash, ministri Çavusoglu potencoi se vazhdojnë të mbrojnë interesat e Turqisë përreth Egjeut dhe në Mesdheun Lindor.

“Nuk lejomë fakte të kryera në Egje. Edhe u rikujtojmë vendimin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, edhe bëjmë çfarë nevojitet me Rojat Bregdetare dhe Forcat Detare gjithashtu kur bëhen hapa negative. Ne i bëjmë një paralajmërim edhe Greqisë. Ju keni një fëmijë të llastuar. Ashtu e thërrasin ata ministrin e Mbrojtjes Kombëtare. I thonë ‘fëmija ynë i llastuar’. Atëherë t’i dilni për zot fëmijës suaj të llastuar në mënyrë që edhe forcat tona të sigurisë të mos shkaktojnë ndonjë aksident. Ua rikujtojmë këtë dhe ky është një paralajmërim më se miqësor. S’keni asnjë dobi dhe përfitim kur përdorni retorika që rrisin tensionet apo përpiqeni, ndërkohë që jeni mirë e bukur, të ngjiteni në ndonjë shkëmb apo të zbrisni në ndonjë ishull të vogël”, tha diplomati më i lartë turk mes të tjerash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne