Intervista Shqiperia

Ambasadori i Iranit rrëfen komplotin në Shqipëri për të dëmtuar marrëdhëniet e Teheranit me Evropën

Gholamhusejn Muhamednia, ambasadori i Iranit në Shqipëri i cili me pretendim se ka shkelur statusin diplomatik, u kthye nga Tirana në Iran, thotë se ky veprim i Shqipërisë në largimin e dy diplomatëve iranianë ishte një skenar amerikano-sionist dhe ka qëllim vetëm dëmtimin e marrëdhënieve të Iranit me Evropën.

Agjencia e lajmeve IRNA  njoftoi se Muhamednia beson se hallka e këtij veprimi të Shqipërisë është vetëm një pjesë e zinxhirit të një varg veprimesh të cilat janë bërë me qëllim të dëmtimit të marrëdhënieve të Iranit dhe Bashkimit Evropian. Sidomos në prag të  paraqitjes së mekanizmit special financiar të Evropës për Iranit dhe për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore. Qeveria e Shqipërisë për shkak të kapacitetit të vogël dhe pamundësisë për të rezistuar përballë këtij skenari, u bë viktimë e këtij skenari të Amerikës dhe regjimit sionist.

Ambasadori i Iranit në Shqipëri gjithashtu vuri në dukje pretendimet e Tiranës zyrtare në lidhje me shkeljen e statusit dhe rregullave diplomatike të ambasadorit të Iranit dhe tha: “Shqipëria nuk mund të prezantojë as edhe një rast që do të tregojë se ambasadori i Iranit ka vepruar jashtë kornizës së veprimeve të miratuar dhe normës diplomatike. Ne gjithnjë kemi vepruar brenda orbitës dhe rregullave ndërkombëtare”.

Ai shtoi se marrëdhëniet e Iranit dhe Shqipërisë ishin duke u zgjeruar ndërsa radikalët përkrahës të grupit terrorist MEK në Amerikë dhe regjimin sionist janë të shqetësuar për të ardhmen e këtij grupi terrorist në këtë vend. Teoria e këtij grupi terrorist është jetesa në përçarjen dhe ndarjen mes shteteve dhe popujve dhe natyrisht ishte i shqetësuar për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë.

Agjencia e lajmeve IRNA në lidhje me zhvillimet në marrëdhëniet e Iranit dhe Shqipërisë dhe pretendimet e paraqitura nga Tirana zyrtare, ka zhvilluar një intervistë me z. Gholamhusejn Muhamednija, ish-ambasadorin e Iranit në Shqipëri, të cilën po e sjellim të plotë në vazhdim.

IRNA: Si ambasador që ishin në Shqipëri, si e vlerësoni vendimin e qeverisë së këtij vendi për dëbimin e funksionarëve më të lartë diplomatik të Iranit?

Mohamednia: Për fat të keq qeveria e Shqipërisë ka bërë një gabim shumë të madh. Ajo ka kryer një veprim i cili ishte përgatitur në bazë të një skenari të projektuar nga Amerika dhe regjimi sionist dhe ky veprim mund të shpjegohet në këtë mënyrë që shteti i Shqipërisë u bë vet viktimë e këtij skenari. Është më se qartë se qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist kanë luajtur rol të drejtpërdrejtë në nxitjen e qeverisë shqiptare që të dëbojë ambasadorin e Iranit nga Shqipëria. Presidenti i Amerikës më 14 dhjetor 2018 kishte dërguar letrën për ta falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë më 19 dhjetor të vitit 2018, ka deklaruar urdhrin për dëbimin e ambasadorit dhe të një diplomati iranian. Do të thotë se letra e Trump ishte dërguar pesë ditë para se Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë të deklarojë një vendim të tillë. Gjithashtu kryeministri i regjimit sionist kishte zhvilluar një intervistë në të cilën kishte deklaruar se vizita e tij në Shqipëri kushtëzohet me këtë çështje se ambasadori i Iranit të mos jetë në Shqipëri. Do të thotë se ishte një skenar plotësisht i qartë që kishte një qëllim të caktuar. Qëllimi i këtij veprimi ishte prishja e marrëdhënieve të Iranit dhe Bashkimit Evropian dhe kjo konsiderohej një lloj hakmarrje që bëjnë Trump dhe regjimi sionist për të mbuluar dështimet e tyre”.

IRNA: Cili është qëllimi dhe motivi i figurave radikale në Amerikë, i grupit terrorist MEK dhe i regjimit sionist në prishjen e marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë? Së fundi edhe Danimarka dhe Franca pretenduan se elementët të Iranit kishin për qëllim të kryenin një veprim terrorist. Cili është qëllimi i këtyre pretendimeve?

Mohamednia: Qëllimi më i rëndësishëm i krijuesve të skenarëve të tilla është përballja me Iranin, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet e tjera, është përballje me përpjekjet që bëhen për ta ruajtur marrëveshjen bërthamore. Në mënyrë të natyrshme që nga koha e zhvillimit të negociatave në të cilat edhe unë isha pjesë e ekipit negociator të Iranit në negociatat bërthamore, janë bërë përpjekje shumë të mëdha nga ana e figurave radikale dhe ekstremiste në Amerikës dhe në regjimin sionist. Ato përpjekje dështuan. Ata patën bërë të gjitha përpjekjet që Irani të konsiderohet si shkelës i marrëveshjes bërthamore, por natyrisht dështuan. Edhe pas daljes së njëanshme dhe të palogjikshme të Trump nga marrëveshja bërthamore, dështuar të gjitha përpjekjet që bëheshin për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore. Armiku nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të shkatërruar marrëdhëniet e Iranit dhe Evropës! Në këtë kuadër ata gjithmonë kanë bërë përpjekje për të njollosur edhe marrëdhëniet e Iranit dhe Shqipërisë gjithnjë me pretendime të sigurisë.

IRNA: Shqipëria pretendoi se ambasadori i Iranit ka shkelur statusin e diplomatit?

Mohamednia: Shkelja e normës dhe rregullave diplomatike, hidhet poshtë në mënyrë të prerë nga ana e Republikës Islamike të Iranit dhe nga ana ime gjithashtu. Kjo akuzë jo vetëm që është një pretendim i rrejshëm dhe i pavërtetë, por është një akuzë fëmijërore. Qeveria e Shqipërisë e di shumë mirë se veprimtaria e ambasadës së Iranit gjithnjë ka qenë e lidhur vetëm me këtë vend. Në po atë natë kur kishte filluar propaganda negative mediale, unë isha i ftuar në një gosti diplomatike ndërsa edhe në ditët më pas kam pranuar letra zyrtare dhe memorandume nga qeveria shqiptare. Kjo do të thotë se ambasada dhe personi i ambasadorit nuk ka dalë jashtë kornizës së detyrave dhe statusit diplomatike. Qeveria e Shqipërisë nuk mund të deklarojë asnjë rast ku mund të dëshmojë ambasadori i Iranit ka shkelur statusin diplomatik dhe normat e caktuara në këtë drejtim.

IRNA: Cili është shkaku i shqetësimit të personave si Trump, Bolton dhe funksionarëve të regjimit sionist nga zgjerimi i marrëdhënieve të Iranit me vendet evropiane duke përfshirë edhe Shqipërinë?

Mohamednia: Shkaku kryesor është grupi dhe sekti terrorist MEK. Teoria e këtij grupi terrorist është mbijetesa në përçarjen dhe ndarjen mes shteteve dhe popujve dhe në mënyrë të natyrshme ata ishin të shqetësuar nga zgjerimi i marrëdhënieve mes qeverive dhe popujve të Iranit dhe Shqipërisë, prandaj përgjatë 28 muajve që unë kisha përgjegjësinë e drejtimit të marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë, janë bërë hapa të mëdha dhe shumë dobishëm në marrëdhëniet bilaterale. Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve, ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë ka vizituar Iranin dhe për herë të parë dy agjenci të lajmeve IRNA dhe agjencia e lajmeve shtetërore të Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe një delegacion ekonomik i Dhomës Tregtare të Iranit ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me palën shqiptare. Edhe në sferën e sportit funksionarët e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zhvilluar vizitë në Iran dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Këto janë veprime të cilat nuk ishin në harmoni me teorinë e grupit terrorist MEK për të mbijetuar në përçarje dhe ndarje mes shteteve dhe popujve. Nga ana tjetër, shumica e popullsisë së Shqipërisë e përbëjnë myslimanët dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre i përkasin tarikateve sufiste që njihen si dashamirës dhe ndjekës të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) dhe kanë shumë të përbashkëta fetare me popullin iranian.

IRNA: Disa media çështjen e dëbimit të ambasadorit të Iranit nga Shqipëria e konsiderojnë të lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael?

Mohamednia: Kjo pyetje aludon në një linjë informative e cila është ndjekur pas intervistës së zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Një prej akuzave që janë bërë ndaj ambasadorit iranian dhe ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, është krijimi i kërcënimeve të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Izrael! Ky lajm është një veprim shumë qesharak dhe shumë i qyqar. Intervista e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë tregon se ky “vendim është marr si rezultat i bashkëpunimit dhe bisedimeve me shtetet e tjera” duke përfshirë edhe regjimin sionist. Pas kësaj çështje, disa media shqiptare partneritetin e regjimit sionist me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për t’i bindur autoritetet shqiptare që të dëbojnë ambasadorin iranian, e kanë lidhje me ndeshjen e futbollit të dy viteve më parë që u zhvillua mes Shqipërisë dhe regjimit sionist. Kjo ndeshje u zhvillua dy vite më parë, saktësisht në kohën kur unë i dorëzoja letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë dhe në fillim ishte caktuar se kjo ndeshje të zhvillohej në qytetin e Elbasanit, por më pas për arsye të sigurisë duke përfshirë kërcënimet nga terroristët e ISIS dhe grupeve takfiriste, u vendos që ajo ndeshje të luhet në qytetin e Shkodrës. Akoma nuk janë vërtetuar as këto pretendime të autoriteteve shqiptare edhe pse më vonë u bë e ditur se ishin arrestuar 20 persona në lidhje me këtë çështje të cilët ishin shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës dhe ishte mbyll ajo çështje.

Në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit rreth kësaj çështje, ish-ambasadori i Iranit në Shqipëri deklaroi: “Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ishte qëndrimi zyrtar dhe politika e përgjithshme e Iranit dhe në bazë të nevojës i është përgjigjur palës shqiptare dhe natyrisht se aparati i politikës së jashtme të Iranit dhe në përgjithësi autoritetet iraniane do të marrin vendime adekuate dhe sipas nevojës në lidhje me këtë çështje”./ PT

OPINIONE