Horror në Greqi, shqiptari vret vajzën dhe e varros në oborr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një baba shqiptar ka vrarë dhe ka groposur vajzën e tij.

Vajza 29-vjeçare dyshohet se ishte e lidhur me një afgan, dhe kjo ka ndeshur në rezistencën e familjes së saj.

Fillimisht babai ka treguar vendin ku ishte gjetur e vdekur vajza duke mohuar se ishte ai autori, por pas pyetjeve të grupit hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor ku më pas ka pranuar vrasjen.

29-vjeçarja Anxhela Pjetri ishte nga Berati dhe dyshohet se është vrarë me mjet të fortë në kokë.

Ishte shoku i huaj i vajzës, që denoncoi zhdukjen e saj, duke e argumentuar me faktin se 28-vjeçarja mund të ishte vrarë sepse babi i saj nuk e miratonte lidhjen e tyre.

28-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një burrë nga Afganistani. Babai i saj e kundërshtoi me rreptësi këtë marrëdhënies dhe ajo ishte arsyeja e grindjeve të vazhdueshme në shtëpinë e familjes Pejtri.

Vajza punonte në një dyqan në Korfuz dhe ishte nën presionin e babait të saj për të prishur marrëdhënien me afganin. Por ajo nuk e kishte bërë dhe vazhdonte të takohej me të.

Grindjet kanë çuan në vrasjen e pabesueshme të vajzës nga i ati dhe në varrosjen e saj në pjesën e pasme të shtëpisë. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk kanë dalë dhe mësohet se është urdhëruar kryerja e një autopsie.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne