Trump: Gjeneralët e mi nuk kanë bërë një punë të mirë në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se gjeneralët nuk kanë bërë një punë të mirë në Afganistan.

Ai iu përgjigj pyetjeve në mbledhjen e kabinetit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Një pyetjeje në lidhje me Afganistanin, Trump iu përgjigj duke thënë: “Unë i dhashë gjeneralëve tanë të gjitha paratë që ata kërkuan, por nuk bënë një punë të mirë. Luftuan 19 vjet në Afganistan”.

Duke rikujtuar falënderimin e ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes, Jim Mattis për buxhetin e mbrojtjes prej 700 miliardë dollarësh, Trump tha: “Por çfarë bërë ai për mua? Çfarë bëri në Afganistan? Nuk ishte shumë i mirë. Nuk jam i kënaqur me ato që bëri në Afganistan dhe nuk duhet të jem”.

Ai rikujtoi se Mattis ishte hequr më parë nga detyra edhe nga ish-presidenti, Barack Obama.

“Faktikisht edhe unë ashtu bëra. Dua rezultat” tha Trump.

Kurse pyetjes së çfarë planifikojnë të bëjnë në vijim në Afganistan, Trump iu përgjigj duke thënë: “Do të bëjmë gjëra të drejta. Po bisedojmë edhe me të tjerët. Thatë “India”. India është atje, Rusia është atje. Rusia ishte Bashkimi Sovjetik, Afganistani e bëri Rusi, sepse duke luftuar në Afganistan, Bashkimi Sovjetik falimentoi. Shihni vendet e tjera. Pakistani është atje. Ata duhet të luftojnë”.

Presidenti amerikan bëri të ditur se ndërkohë që Talebani dhe DAESH-i luftonin me njëri tjetrin në Afganistan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në mes.

“Talebani është armiku ynë, DAESH-i është armiku ynë. Javën e shkuar këtë ia thashë edhe gjeneralëve. Ka një terren ku Talebani përleshet me DAESH-in. Atje ata luftojnë me njëri-tjetrin. Atyre (gjeneralëve) u thashë: “Pse nuk i lejojmë të luftojnë me njëri-tjetrin? Përse ne hyjmë në mes? Ata janë armiqtë tani, lërini të luftojnë” Kjo është gjëja më e çmendur që kam parë. Ku i dihet, po të kisha qenë gjeneral, do të kisha qenë një gjeneral më i mirë”.

Trump bëri të ditur se lideri i një vendi të pasur me naftë i kishte bërë të ditur se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhiqen nga Afganistani, Talebani dhe organizatat e tjera terroriste do të marrin kontrollin e rajonit. Trump tha se i kishte bërë të ditur këtij lideri, emrin e të cilit nuk e bëri publik, se pse kjo kosto i vihet Amerikës.

Presidenti amerikan pretendoi se pas kësaj, ky lider i tha se do të mbështesë operacionet në Afganistan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne