Çavusoglu: Qiproja është ‘kauza kombëtare’ e Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të enjten prezantoi para Komisionit të Plan-Buxhetit në Parlament (TBMM) p/buxhetin për ministrinë dhe institucionet e varura prej saj.

“Për Qipron, që për ne është ‘kauzë kombëtare’, ne nuk do të ulemi më në tryezë thjesht për të biseduar”,- tha kryediplomati turk dhe shtoi:

“Turqia ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdheun Lindor dhe ajo ka të drejta dhe interesa legjitime në zonat detare që ndodhen në perëndim dhe veri të ishullit të Qipros. Vendi ynë i ka marrë dhe vazhdon t’i marrë masat për t’i mbrojtur këto [të drejtat dhe interesat]. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë edhe të drejtat tona në platformën tonë kontinentale, edhe të drejtat e Republikës Turke të Qipros së Veriut [RTQV], për të cilën ne jemi garantues”.

Statuskuonë e re që Turqia ka krijuar në Siri e kanë pranuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusia,- theksoi Çavushollu dhe shtoi: “Si rezultat i përpjekjes këmbëngulëse që po bëjmë në terren dhe tryezë, përkundër akuzave të paqena dhe kërcënimeve me sanksione, ShBA-ja me Rusinë i kanë pranuar shqetësimet tona legjitime për sigurinë, legjitimitetin e operacionit tonë [Burimi i Paqes] dhe statuskuonë e re që kemi krijuar me hapat e ndërmarrë në terren”.

Duke iu referuar lajmeve, sipas të cilave i ashtuquajturi komandant i organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, Ferhat Abdi Shahin do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Gjermani, ministri Çavushollu bëri këtë vlerësim: “Këtyre vendeve ne ua kemi komunikuar kërkesën tonë për arrestimin në flagrancë dhe ekstradimin në vendin tonë të personit në fjalë. Ne po i ndjekim me këmbëngulje këto kërkesa”.

Ministri Çavushollu tha se Turqia marrëdhëniet e saj me Iranin do të vazhdojë ti zhvillojë gjithmonë në themelin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, ndërsa nënvizoi se e kanë forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në shumë fusha, përfshi edhe: tregtinë, turizmin, transportin dhe energjinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne