Çavusoglu reagon ndaj deklaratave të Trumpit për Kodrat e Golanit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqisë mbështet tërësinë territoriale të Sirisë.

Ministri Çavusoglu reagoi ndaj deklaratave skandaloze të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump në lidhje me Kodrat e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Çavusoglu paralajmëroi se përpjekjet e ShBA-së për të legjitimuar veprimet e Izraelit që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare do të shkaktojnë më shumë dhunë dhe dhimbje.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Twitter, Çavusoglu tha se “Tërësia territoriale e vendeve është njëra prej parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare. Përpjekjet e ShBA-së për të legjitimuar veprimet e Izraelit që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare vetëm do të shkaktojnë më shumë dhunë dhe dhimbje. Turqisë mbështet tërësinë territoriale të Sirisë”.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka shkruar se “Ka ardhur koha që pas 52 vitesh ShBA-ja të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit ndaj Kodrave të Golanit”.

Rajoni i Kodrave të Golanit mbahet i pushtuar nga ana e Izraelit prej vitit 1967 e këtej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne