Meta uron Sulltan Novruzin: Lindje e shpresës, optimizëm, rigjallërim!

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot gjithë besimtarët për Festën e Sulltan Novruzit!

Me një mesazh në faqen e tij në Facebook, Meta e quan këtë ditë optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut.

“Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”- uron Meta.

Mesazhi i Metës:

Të dashur miq,

Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës,

rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!

Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne