Çavusoglu reagon ndaj dekretit të Macron për ‘24 prillin’

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka reaguar në Twitter ndaj shpalljes së “24 prillit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron si dita e evokimit të të ashtuquajturit gjenocid armen.

“Dekreti i Presidentit Macron në lidhje me “24 Prill” është një shkelje flagrante e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Francës. Macron po bën edhe një herë tjetër populizëm duke u përpjekur të mbajë premtimet që i ka bërë komunitetit armen gjatë fushatës zgjedhore. Ai duhet së pari të shikojë historinë e tij të errët. Jo shumë, një çerek shekulli ka kaluar që nga gjenocidi në Ruanda”,- shkruan diplomati më i lartë turk në reagimin e tij në Twitter.

Të mërkurën në mbrëmje Macron firmosi dekretin që e shpall “24 prillin” si ditë përkujtimore për të ashtuquajturin gjenocid armen.

Më pas 24 prilli do të përshihet në kalendarin zyrtar të Francës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne