Trumpi vë në shënjestër Kolumbinë dhe vendet e Amerikës Qendrore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se në vendin e tij hyjnë kriminelë nga El Salvadori, Guatemala, Hondurasi dhe Kolumbia dhe pretendoi se tregtia e drogës së bërë nga Kolumbia është rritur 50%.

Sipas lajmeve të publikuara në median kolumbiane, në fjalimin e mbajtur në një aktivitetet në Teksas, Trump kritikoi përsëri Kolumbinë, të cilën e kishte vënë në shënjestër edhe disa ditë më parë për të njëjtën temë. Madje krahas këtij vendi kishte pretenduar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë pjesëtarë të çetave nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.

“Ngaqë nuk i duan çetat në vendin e tyre na i dërgojnë neve vrasësit. Sepse ata kujtojnë se populli amerikan është budalla dhe do t’i pranojë ata” u shpreh Trump.

Në një fjalim të mbajtur disa ditë më parë, Trump mori në objektivë Kryetarin e Shtetit të Kolumbisë, Ivan Duque për të cilin tha: “Është njeri i mirë por nuk bën asgjë në luftën kundër lëndëve narkotike” dhe solli përsëri në rend të ditës këtë çështje.

Presidenti amerikan mbrojti mendimin se që nga ardhja në detyrë e Duque në muajin gusht, tregtia e drogës është rritur 50%.

Kurse Kryetari i Shtetit të Kolumbisë, që u takua me forcat e sigurisë në qytetin Cartagena, mbajti një fjalim me të njëjtën temë.

Ai tha se Kolumbia bën atë që i takon dhe nënvizoi se edhe vendet ku populli bën një konsum të madh të lëndëve narkotike, duhet të luftojë për këtë çështje.

Edhe lideri i Partisë Demokratike në pushtet dhe ish-presidenti i Kolumbisë, Alvaro Urive bëri një vlerësim ndaj akuzave të Trumpit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të gjejnë një aleate më të mirë se Kolumbia në luftën kundër drogës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne