Çavusoglu: Sanksionet e Amerikës ndaj Iranit nuk sjellin rezultat

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nuk është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rezultat nga sanksionet që zbatohen ndaj Iranit dhe Turqia do të bëjë atë që i takon në mënyrë që problemi të zgjidhet me dialog.

Çavushollu dha një konferencë vjetore për shtyp me përfaqësuesit e gazetave dhe televizioneve në kryeqytetin Ankara.

Ai tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit dhe tërheqja nga marrëveshja bërthamore, krahas Turqisë shqetëson edhe të gjithë Evropën dhe botën.

“Ne, edhe pse Turqia është përjashtuar nga sanksionet ndaj Iranit, mendojmë se ato janë shumë të gabuara, të rrezikshme dhe në këtë mënyrë nuk mund të merren rezultate me Iranin. Këtë ua themi në formë të qartë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe të tjerëve në të gjitha platformat. Ne jemi të ndërgjegjshëm, që edhe shoqëria ndërkombëtare mendon në të njëjtën mënyrë si ne” tha Çavushollu.

Ai tha se shpresojnë që Amerika të heqë dorë nga vendimi për sanksione ndaj Iranit dhe problemet të zgjidhen me dialog dhe në këtë çështje Turqia do të bëjë atë që i takon.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në datën 8 maj u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 nga Barak Obama së bashku me Anglinë, Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën. Pas këtij vendimi, udhëheqja e Uashingtonit vuri në zbatim paketën e parë të sanksioneve ndaj Iranit në 7 gusht.

Ndërsa paketa e dytë dhe e fundit hyri në fuqi zyrtarisht në muajin nëntor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne