Sezon gripi, 280 raste të reja paraqiten çdo ditë në shërbimin infektiv

Ulja e temperaturave ka rritur ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjenca.

Vetëm në shërbimin infektiv paraqiten mesatarisht mbi 80 të rritur në ditë ndërsa tek fëmijët kjo shifër shkon afro 200. Mjeket thonë se jemi në sezon gripal, por virusi nuk është izoluar ende zyrtarisht.

Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, shërbimi infektiv QSUT shprehet: ”Ende nuk kemi rast të konfirmuar me grip nga ISHP, por raste grip ngjasuese kemi, ç’ka do të thotë se ka filluar sezoni i gripit…në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është relativisht më i lartë.”

Makbule Naipi, mjeke pediatre, Poliklinika 10: Kryesisht infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore në formën e riniteve dhe bronkiteve, deri diku të diskutueshme./Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne