Myslimanët e Arakanit ndeshen me pengesën e bankës së gjakut

Kufizohet qasja në bankën e gjakut për myslimanët që jetojnë në kampet e Arakanit në Birmani (Mianmar).

Sipas 2 raporteve të siguruara nga gazeta amerikane “Washington Post”, të përgatitura nga 6 institucione ndihmash me veprimtari në rajon, në gjendjet e urgjencës për myslimanët e Arakanit, të cilët janë dëbuar në ngjarjet e dhunës në vitin 2012, kufizohet qasja në bankën e gjakut.

Në raport, ku tregohet se gjaku në bankën e gjakut shkon vetëm tek budistët, theksohet se në mënyrë vullnetare, gjaku i disa personave duhet t’u dhurohet myslimanëve.

Në lajm citohet një person 48-vjeçar i quajtur U Nu Maung, që për të dhuruar gjak për myslimanët, i kishte bindur të tjerët për të dhuruar gjak me 10 dollarë për çdo dhurim.

Në raport nënvizohet gjithashtu se nuk janë krijuar akoma kushtet e nevojshme për rikthimin e myslimanëve të Arakanit, të cilët ishin detyruar të braktisin vendin e tyre dhe të strehoheshin në Bangladesh.

Në lajm nënvizohet se institucionet ndërkombëtare humanitare pengohen në mënyrë të gjerë në qasjen në kampet ku qëndrojnë myslimanët e Arakanit.

Institucionet e Kombeve të Bashkuara bëjnë të ditur se qasja e ndihmave humanitare për personat e sipërpërmendur vazhdon të pengohet.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i personave të arratisur pas 25 gushtit 2017 prej mizorisë në Arakan dhe që janë strehuar në Bangladesh, ka arritur në 725 mijë.

Institutet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me pamjet satelitore të publikuara, kanë provuar se qindra fshatra janë zhdukur.

Ndërkohë që Bangladeshi, hoqi dorë nga marrëveshja e arritur me Birmaninë për kthimin e refugjatëve arakanas në atdhe edhe qeveria e Birmanisë, që kufizon seriozisht hyrjen e medias dhe ndihmave ndërkombëtare në rajonin e Arakanit, nuk përmbush premtimet e dhëna në lidhje me kthimin e myslimanëve të Arakanit.

Organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe ato ndërkombëtare, dhunën ndaj myslimanëve të Arakanit e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Organizatat e të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se kthimi pa sigurimin e një mjedisi të sigurt, që nevojitet për myslimanët e Arakanit, mund të shkaktojë një fushatë të re “spastrimi etnik”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne