Bota

Çavusoglu: Sistemi global ka dështuar në zgjidhjen e problemeve

Në një fjalim drejtuar studentëve të Universitetit “19 Shtatori” (19 Eylül) në qytetin Bandirma të Balikesirit, shefi i diplomacisë turke bëri vlerësime lidhur me politikën e jashtme të vendit.

“Në qoftë se nuk mban një qëndrim të drejtë dhe parimor në politikën e jashtme, atëherë iniciativa mbetet thjesht retorikë dhe fjalët nuk kanë asnjë vlerë”,- u shpreh ministri Çavushollu, duke theksuar se sistemi i sotëm global ka dështuar në zgjidhjen e problemeve.

“Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), Këshilli i Evropës (KiE) dhe më gjerë, a kanë qenë të suksesshëm në zgjidhjen e problemeve që përmenda sot këtu? A kanë ata politika proaktive? A janë në gjendje që t’i ndalojnë konfliktet? A i plotësojnë dot sot pritshmëritë? A janë të mjaftueshme mekanizmat e tyre vendimmarrëse? Pra, me pak fjalë, sistemi i sotëm global është i pamjaftueshëm, apo jo?”, u tha Çavushollu studenteve.

“Pas krijimit të institucioneve si OKB e BE, kanë ndodhur zhvillime negative të tilla që i kanë gërryer të gjitha vlerat që e bashkojnë Evropën, që e kanë tronditur atë nga rrënjët. Të gjitha fenomenet, rrymat që i ndalon njerëzimi dhe bindja jonë, siç janë: intoleranca, racizmi, islamofobia, ksenofobia, armiqësia ndaj emigrantëve, ne i shikojmë të jenë prezentë sot dhe këto kanë nisur të na sjellin në mendje Evropën dhe botën para Luftës së Dytë Botërore”, shtoi ai.

Më pas ministri Çavushollu iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe bëri edhe disa përurime në ambientet e universitetit./ trt

OPINIONE