Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Kompleksin Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin e pushtuar Lindor.
Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Administrata e Fondacioneve Islame në Jerusalem, bëhet e ditur se 69 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në Kompleksin Al-Aksa nga porta jugperëndimore Al-Magribe.
Hebrenjtë, të cilët bastisën kompleksin, u larguan pasi shëtitën për një kohë në oborr.
Hebrenjtë fanatikë herë pas here hyjnë në oborrin e Kompleksit Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë izraelite. Kjo shpesh shkakton tensionim në rajon për shkak të të cilit po jetohen përleshjet mes palestinezëve dhe policisë izraelite.
Kompleksi Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin e pushtuar Lindor, është kibla e parë e myslimanëve.
Hebrenjtë bëjnë gërmime nën Kompleksin Al-Aksa, ku krahas muzeve, medreseve dhe oborrit të madh ndodhen edhe xhamitë e Kibles dhe Kubetu-s Sahra, me pretekst se këtu ndodhen rrënojat e Tempullit të Sulejmanit, ndërsa pretendojnë se edhe ata kanë të drejtë të kryejnë ritet fetare në Kompleks./ trt