Çavusoglu: Sportistët turq linçohen vetëm se bënë përshëndetje ushtarake

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se sportistët turq linçohen në Evropë vetëm se bënë përshëndetje ushtarake.

Ministri Çavusoglu mori pjesë në ceremoninë e përurimit të parkut të fëmijëve që u emërua sipas futbollistit të Alanyaspor-it, Josef Sural, i cili humbi jetën në aksidentin rrugor në nënprefekturën Alania të Antalies.

Duke folur në këtë ceremoni, Çavusoglu falënderoi kryetarin e Alanias Adem Murat Yucel për parkun dhe shprehu kënaqësinë nga pjesëmarrja në një ceremoni kuptimplote.

“Futbollisti i çmuar i Alanyaspor-it, Josef Sural dha lamtumirën shokëve të tij në aksidentin rrugor gjatë kthimit nga ndeshja. E gjithë bota dhe Turqia u mërzitën. Populli turk është besnik dhe Alania e plotësoi këtë besnikëri”, bëri të ditur Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke shprehu shqetësimin nga kërcënimi i racizmit në ndeshjet në Evropë, ndërsa preku edhe në çështjen e “përshëndetjes ushtarake”.

Duke vënë në dukje se respektojnë shfaqjen e gëzimit dhe se e pranojnë këtë, ministri Çavusoglu tha: “Kohëve të fundit shohim se në Evropë në përgjithësi dhe në Perëndim në veçanti, futbollistët, mundësit dhe sportistët tanë të degëve tjera të sportit linçohen vetëm se dhanë përshëndetjen ushtarake, sikurse në rastin e fundit që ndodhi me 2 hendbollistë në Greqi. Ne u turpëruam kur pamë presionin dhe ngacmimin ndaj sportistit tonë në Gjermani në nivel më të lartë shtetëror vetëm se bisedoi me Presidentin. Me të vërtetë ishte një situatë për tu turpëruar. Me këtë shohim se si është përzier politika në sport, ndërsa me të parë këtë ne krenohemi edhe më shumë me kombin tonë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne