Çavuşoğlu takohet me diplomatët e Arabisë Saudite, EBA-ve dhe Bahreinit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me ambasadorët e Arabisë Saudite Velid bin Abdulkerim Al Hirejxhi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Halifa Shahin Al Marar dhe të ngarkuarin me punë të Bahreinit në Ankara Komail Ahmed, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime diplomatike, Çavuşoğlu ka pritur përfaqësuesit diplomatikë të Arabisë Saudite, EBA-ve dhe Bahreinit në ndërtesën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Turqisë, ku kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në shtetet e Gjirit

Gjatë takimit, ministri Çavuşoğlu ka theksuar pritjet e Turqisë dhe komunitetit ndërkombëtar, ndërsa ka folur edhe lidhur me kontaktet që ka realizuar lidhur me zhvillimet.

Arabia Saudite, EBA-të, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit’.

Diplomatët e Katarit u urdhëruan që brenda 48 orëve ta lëshonin Arabinë Saudite, EBA-të dhe Bahreinin, të cilat Katarit i mbyllën hapësirën ajrore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne