Çavusoglu takon homologun iranian Zarif

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, takoi në Stamboll homologun iranian Mohammad Javad Zarif.

Sipas burimeve diplomatike, Çavusoglu dhe Zarif u takuan në Zyrën e Punës në Pallatin Dolmabahçe.

Në takim mori pjesë edhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan.

Ministria e Jashtme turke dje në një deklaratë bëri të ditur se në kuadër të vizitës së kryediplomatit iranian, do të shkëmbehen mendime rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne