Durrës Pallati 901 i dëmtuar nga tërmeti rast tipik hajdutllëku

GJERGJI THANASI

Thuajse për ditë në mediat shqiptare filtrojnë lajme për raste hajdutërie të rilindasve për sa i përket punimeve për likujdimin e dëmve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në shkrimin tonë do të trajtojmë një rast nga Durrësi, që është aq flagrant sa nuk të mbetet vecse të admirosh guximin e rilindasve për të shfrytëzuar tërmetin për tu vjedhur shqiptarëve pasuri të palujtshme thuajse si paraardhësit e tyre në v. 1945 e në vazhdim!

Pallati 5 katësh nr. 901 në Rrugën Kristo Sotiri në Durrës i dëmtuar nga tërmeti u klasifikua se kishte shkallë dëmtimi të mesme DS2 sipas akt konstatimit dt 12.12.2019 të Institutit të Ndërtimit (për më shumë shikoni faksimilet e ekspertizës së institutit). Shkalla e dëmtimit DS2 do të thotë që ndërtesa ka pësuar dëme të lehta deri në 15% të masës së saj. Ky akt konstatimi sic duket edhe në faksmilet shoqëruese mban firmën e tre specialistëve të institutit në fjalë, që përbënin grupin e inspektimit. Mbështetur në këtë akt konstatimi një pjesë e banorëve vazhduan të banojnë në këtë pallat. Ata madje duke zbatuar me përpikmëri kuadrin ligjor në fuqi aplikuan pranë Bashkisë Durrës për të marrë grantet për riparimin e banesave të tyre (riparimet e ambjenteve të brendshme të banesave). Bashkia bazuar në këtë akt konstatimi u ka akorduar banorëve si bonus qiraje ashtu edhe grante për riparim dëmesh të shkallës DS2.

Pa pritmas në 18 nëntor 2020, thuajse një vit pas tërmetit, ministri Ahmetaj në shoqëri të kryeministrit Edvin përmend pallatin në fjalë si me dëmtime të shkallës DS5 dmth dëmtime shumë të rënda të pallatiti. I njejti institut shtetëror, që e kishte nxjerrë të dëmtuar në shkallën DS2 (dëme të lehta) e nxjerr me dëmtime të shkallës DS5, pra dëme të rënda në mbi 70% të ndërtesës. Normalisht një studim i thelluar mund ta lëvizë shkallën e dëmtimit të një ndërtese +- një shkallë, por jo tre shkallë. Me arsyetim të thjeshtë i bie, që ose në rastin e ekpsertizës së parë ekspertët e institutit ia kanë futur kot (duke shkaktuar dëm financiar, sepse janë dhënë grante rindërtimi për një pallat me 250 000 lekë të reja për secilën nga 45 familjet e këtij pallati, që do të prishet se me demek tepër i dëmtuar), ose ekspertiza e dytë është e rremë dhe është bërë thjesht për tu rrëmbyer pronën (truallin e pallatit e jo vetëm) banorëve të këtij pallati.

Për t’i vënë në gjumë banorët e pallatiti ministri u shprh se i kishte kërkuar kryebashkiakes së Durrësit, që tëkryhej një tjetër inspektim në pallat për të qenë të sigurtë për shkallën reale të dëmtimit të pallatit (Shiko linkun: https://durreslajm.al/aktualitet/absurdi-nje-vit-nga-termeti-ende-nuk-dihet-fati-qe-do-te-pesoje-pallati-ne-durres-video). Pa pritmas në 25 shkurt 2021 banorët marrin vesh që Këshilli Bashkiak ka aprovuar vendimin që pallati të prishet!!!!!

Ku fle lepuri????

Me këtë ping-pong vendimesh normalisht lindin disa pyetje:

  • Si ka mundësi që u lejua një pjesë e familjeve të banonte në një pallat me shkallë kaq të rëndë dëmtimi (mbi 70% e godinës)????? Në Thumanë ndodhi hataja, sepse familjet vazhduan të banonin në të njejtat ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019!!! I bie që me vetëdije shteti i Ramës & Ahmetajt ka krijuar premisat për vrasje të shumëfishtë ndër banorët e Pallatit nr. 901, nëse në Durrës binte një tërmet të paktën po aq i fortë sa ai i shtatorit 2019.
  • Kur ekspertiza e dytë e nëntorit 2019 bënte fjalë për dëmtime të shkallës DS5, si ka mundësi që Bashkia Durrës, por edhe Ministria e Rindërtimit pranuan aplikimet e banorëve në shkurt (dmth pas ekspertizës së dytë me verdikt DS5) për grante rindërtimi me vlerë 250 000 lekë të reja për familje. Rilindasit lekët e këtyre granteve për rindërtim për një pallat, që do prishet, i japin nga xhepi i tyre apo nga “xhepi” i shtetit?!?!??!
  • Si shpjegohet që Bashkia Durrës ka vazhduar tu japë banorëve bonus qiraje edhe pasi ata kishin marrë dhe i kishin përdorur grantet për rindërtim. Nga një anë banorët riparojnë apartamentet dhe nga ana tjetër bashkia u jep bonus qeraje. I bie që banorët edhe i kanë apartamentet e sigurta për të banuar pas riparimeve të kryera (harxhimi i parave të grantit për rindërtim), por edhe marrin bonus qiraje për të banuar diku tjetër, sepse apartamentet e tyre janë të pabanueshme!!!!!!!!! Për një shpërdorim të tillë të parave publike a mban përgjegjësi njeri në bashki apo në Ministrinë Ahmetaj, apo punë e madhe se para të taksapaguesve shqiptarë dhe të donatorëve të huaj janë?!?!?!?!?!
  • A ka ndërmend dikush nga pushtetarët rilindas, që tu verë në dispozicion të banorëve të pallatit akt ekspertizën e firmosur nga ing. Dhimitër Pap, që e përmendi ministri Ahmetaj në 18 nëntor 2020???? Kjo ekspertizë mos është gjë po aq sekrete sa bomba atomike shqiptare, që mbahet e mbyllur në kasafortë?!?!?!?
  • Në fund të fundit, kur të paktën që në 18 nëntor pallati sipas ekspertizës së dytë duhej të prishej, pse iu akorduan banorëve grantet për të riparuar apartamentet e tyre?!?!??! I bie që banorët të harxhonin paratë për të riparuar apartamentet, dhe menjëherë pas riparimit po këto apartamente do të prisheshin!?!?!?! Këtë dëmtim të parasë publike mos duhet ta zhdëmtojnë banorët e pallatit apo burokratët e shtetit e të bashkisë, që firmosën në të gjitha hallkat administrative për tua dhënë banorëve në fjalë grantet për rindërtim!?!?!?!??!

Shkolla “Naim Frashëri” dhe pallati nr. 901

Në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë u pushua drejtoresha e shkollës, vetëm se kishte lejuar kryerjen e një provimi gjuhe të huaj në klasat e shkollës pas rënies së tërmetit, duke rrezikuar kështu jetën e nxënësve.

Në Durrës nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së mesme shtetërore “Naim Frashëri” vazhduan mësimet nga dhjetori 2019 deri në mars 2020 (kur u ndërprenë për shkak të pandemisë) në ambientet e shkollës. Pikërisht kjo shkollë pas një ekspertize të dytë, që ka rrëzuar ekspertizën e parë, rezulton se duhet prishur dhe rindërtuar. Kush mban përgjejgjësi për jetën e nxënësve dhe mësuesve të Shkollës “Naim Frashëri” në Durrës? Në Tiranë për një akt shumë të lehtë drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” u pushua nga puna, po për  “Naim Frashërin”në Durrës kush duhet të pushohet nga puna?!?!??!?! Nëse nuk ka rrezik për jetën e nxënësve dhe mësuesve, pse duhet të prishet shkolla në fjalë?!?!??! Kush mban përgjegjësi për paratë publike, që do harxhohen për prishjen dhe më pas rindërtimin e shkollës??!?!?!?!? A ka vjedhje dhe abuzim me paranë publike këtu?!?!?!? A ka tentativë për të vjedhur truallin për të ndërtuar kulla, sic bën Lali Eri në Kombinat, në Tiranë????? A është koincidencë, që Pallati 901, që duan ta prishin është afër Shkollës “Naim Frashëri”, që duan ta prishin bashkë me disa shtëpi të ulta të ndërtuara kryesisht para vitit 1990? A kemi të drejtë të dyshojmë se ky pallat dhe Shkolla e mesme “Naim Frashëri” duhet të prishen për të kënaqur orekset e mafies së ndërtimit si edhe për të pastruar para të fituara kryesisht nga rieksportimi i kokainës por edhe i heroinës në sasi prej disa kuintalësh?!?!?!?!

Prefekti Nasto a ka argumente të mjaftueshme për ta zhbërë vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e këtij pallati si vendim, që bie në kundërshtim me ligjin?!?!?!?
Prokuroria a ka indicie të mjaftueshme për të nisur hetimet kryesisht për Pallatin 901 dhe për Shkollën “Naim Frashëri”?!?!?!?

Atttender e Sperare thoshte Konti i Montekristos në vaktit…….

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne