Xhamia e Plumbit në Shkodër do të restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë

Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë përgatitet që të restaurojë Xhaminë e Plumbit e tipit osman që njihet ndryshe edhe si xhamia Mehmet Pashë Bushatit, e ndërtuar në shekullin e 18-të.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Vakëfeve, Burhan Ersoy, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) theksoi se edhe në vitin 2021 do të vazhdojnë me kujdes restaurimin e veprave të periudhës osmane në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Siri, Hungari dhe Siri.

Ai njoftoi se së shpejti do të fillojnë edhe restaurimin e Xhamisë së Plumbit, një monument osman në qytetin Shkodër të Shqipërisë.

“Si Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve për herë të parë jemi duke bërë restaurim në Shqipëri. Xhamia e Plumbit, si një monument i lashtë i periudhës osmane, është një vepër shumë e vjetër dhe e bukur. Do të bëjmë një punë të suksesshme”, u shpreh Ersoy.

U ndërtua nga Guvernatori i Shkodrës Mehmet Beu

Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitet 1773-1774 nga Mehmed Beu i emëruar si Guvernatori i Shkodrës atë kohë.

Xhamia një kohë të gjatë shërbeu si xhamia më e madhe e vendit. Xhamia që gjendet në shpatet e kalasë së Rozafës dhe në pikën e kryqëzimit të lumenjve të Drinit, Kirit dhe Bunës, sot gjendet në verilindje të qendrës së qytetit, ndërsa në vitin 1948 u shpall monument kulturor.

Mirëmbajtja e xhamisë u krye në vitin 1978, por më pas u la e braktisur

Xhamia e Plumbit ka pësuar disa ndryshime strukturore dhe arkitektonike që nga ndërtimi i saj dhe ka mbetur e papërdorur në periudha të ndryshme.

Pas fatkeqësisë së madhe të përmbytjes në vitin 1865, lagjja në pjesën e poshtme të qytetit u evakuua plotësisht, ndërsa xhamia u la në fatin e saj.

Dihet se në fillim të shekullit 20 janë vjedhur kupolat prej plumbi, ndërsa në vitin 1920 është restauruar bashkë me minarenë.

Në Revolucionin Kulturor të Shqipërisë në vitin 1967, minarja e xhamisë është rrënuar, ndërsa në restaurimin e vitit 1978 nga Institucioni i Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë kupolat u suvatuan me çimento. Xhamia nuk shërbente që nga viti 1980-tat.

Në janar u nënshkrua protokolli

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) duke përgatitur projektin e zbatimit të restaurimit të xhamisë më 28 prill 2017, e dorëzoi atë tek Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve.

Raportet dhe projektet lidhur me gjendjen e xhamisë, përgatitjet e protokollit që filluan më 6 shkurt 2018 iu dorëzuan ministrisë shqiptare të Kulturës me pëlqimin e ministrisë turke të Jashtme.

Protokolli në fjalë u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Turqi më 6-7 janar 2021, nën kryesimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Xhamia e dëmtuar nga kanalet e ujitjes do të kalojë nga një restaurim i madh

Në kuadër të restaurimit, do të zhvillohet një punim i gjerë, pasi varrezat osmane në oborrin e saj për shkak të përmbytjeve nga kanalet e ujitjes që lidhen me lumenjtë e rajonit, kanë mbetur me javë nën ujë.

Do të ndërtohet minarja e Xhamisë së Plumbit, duke e ruajtur integritetin e saj arkitektonik por është braktisur gjithnjë e më shumë me ndikimin e përmbytjeve, do të rinovohet mbulesa e plumbit, punime suvaje dhe druri.

Në xhami synohet të ndërtohet një sistem parandalimi të përmbytjeve për evakuimin e ujit të shiut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne