Bota

Çavuşoğlu: të ndalet vrasja dhe torturimi i muslimanëve në Mianmar

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Ankara deklaroi se padrejtësia, dhuna dhe vrasja e muslimanëve në Mianmar nuk mund të vazhdojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në Ankara sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maldive, Mohamed Asim, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke iu përqendruar edhe në dhunës mbi muslimanët e Mianmarit.

“Në mënyrën më të ashpër dënojmë sulmet dh dhunën ndaj mulimanëve Rohingya në Mianmar. Dhuna mbi Rohingya muslimanët, mbi civilët në Mianmar është e papranueshme”, theksoi Çavuşoğlu.

Ai shtoi se forcat e sigurisë në këtë vend hapën zjarr dhe vranë civilë, ku me këtë rast shprehu ngushëllime për civilët e pësuar. “Ne (Turqia) që nga fillimi përcjellim këtë proces. Nuk jemi sikur thjeshtë shikojmë. Jemi në kontakt me tërë botën. Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim personalisht po ndjekin këtë proces”, tha Çavuşoğlu.

Ai theksoi se vendi i tij ka kontakte me vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI), por edhe me vendet si Indonezia, Malajzia, Tajlanda dhe vendet tjera që ofrojnë mbështetje ndaj muslimanëve Rohingya.

Çavuşoğlu theksoi se për këtë problem duhet gjetur një zgjidhje rrënjësore, meqë, siç tha, bëhet fjalë për një problem sistematik, sepse muslimanët në Mianmar në mënyrë sistematike janë të ekspozuar ndaj trysnive dhe dhunës.

Ai shtoi se bota islame nuk guxon të injorojë problemet e muslimanëve në Mianmar, dhe se vendet anëtare të OBI-së duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje. “Duhet të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Kjo torturë, ky veprim çnjerëzor, nuk mund të vazhdojë. Tërë bota doemos duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj çështjeje”, tha shefi i diplomacisë turke.

OPINIONE

INTERVISTA