Çavusoglu: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Venezuelën

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë të përkrahë Venezuelën.

Ministri Çavushollu së bashku me homologun e tij venezuelas, Horge (Jorge) Arreaza, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, organizoi një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në prononcimin e tij shefi i diplomacisë turke tha se “Turqia do të vazhdojnë me mbështetjen e Venezuelës. Çdo situatë negative në Venezuelë do të ndikojë në tërë Amerikën Latine, madje edhe në rajonin e Karaibeve”.

Ministri Çavushollu tha se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Majk (Mike) Pompeo dhe me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Xhon (John) Bolton.

Ndërkaq Arreaza tha se “Turqia nën udhëheqjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në periudhën më të vështirë për Venezuelën tregoi një shembull të miqësisë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne