Ngecja e dialogut Prishtinë – Beograd, ambasadori amerikan: Durimi ynë e ka një kufi!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, duke komentuar ngecjen e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ka thënë se durimi i SHBA-së i ka kufijtë e vet.

“Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Njëra nga gjërat për të cilat iu kemi treguar dy qeverive, në Prishtinë dhe Beograd është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ofrimin e përkrahjes për procesin. Presidenti Trump, siç është e njohur, i ka shkruar presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, për të nënvizuar se Qeveria Amerikane është plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha Kosnett në një intervistë radiofonike.

Sipas tij, nuk ka garanzi që Uashingtoni në të ardhmen do të jetë njësoj i përkushtuar për këtë çështje.

“Ajo që kemi thënë ne, ajo që ka thënë Qeveria Amerikane, është ajo se ne mendojmë që viti 2019 është viti kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. E, që të arrihet deri te marrëveshja në vitin 2019 duhet që të gjithë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shikojmë që kjo zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk dëshiroj që procesin ta ndërlidhi me çfarëdo datash të fiksuara”, tha Kosnett.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne