Çavuşoğlu: “Turqia nuk i ka dhënë asnjë regjistrim audio ndonjë zyrtari”

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij do t’i ndajë të gjitha rezultatet para opinionit botëror në lidhje me ngjarjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke shtuar se Turqia deri më tani nuk ka ndarë ndonjë informacion me asnjë shtet.

Ministri Mevlüt Çavuşoğlu, në kuadër të vizitës zyrtarë në kryeqytetin e Shipërisë, Tiranë, pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp.

Duke folur lidhje me ngjarjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi i cili u zhduk pasi ka hyrë më 2 tetor në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, Çavuşoğlu, ka refuzuar pretendimet se Turqia i ka dhënë regjistrim audio Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo.

“Turqia nuk i ka dhënë sekretarit Pompeo apo ndonjë zyrtari tjetër regjistrime audio”, tha Çavuşoğlu.

“Do të ndajmë të gjitha rezultatet para opinionit botëror në lidhje me Khashoggi. Nuk kemi ndarë ndonjë informacion me asnjë shtet”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Mediat amerikane kishin pretenduar se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë qëndrimit të tij të fundit në Ankara ka dëgjuar audio-regjistrime të cilat flasin se gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë brenda Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne