Çavusoglu: Turqia s’merr leje nga askush për të luftuar terrorizmin

Ministri Çavusoglu tha se Turqia është i vetmi shtet që në njërën anë kërkon zgjidhje politike në Siri dhe në anën tjetër lufton, madje gjoks për gjoks, kundër të gjitha organizatave terroriste që e kërcënojnë.

Ai rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën që të tërhiqen nga Siria falë qëndrimit të palëkundur të Presidentit Recep Tayyip Erdogan për eliminuar kërcënimin në rritje, i cili i kanoset Turqisë kohëve të fundit nga lindja e Eufratit.

“Nga forcat e sigurisë në terren, nga njësi të tjera mund të ngrihen zëra të ndryshëm, por bashkëbiseduesi i presidentin tonë është homologu (amerikan) Trump”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

“Je duke luftuar me terrorizmin. Kur të intereson thua ‘dakord’, ndërsa kur s’të intereson thua se ‘turqit po masakrojnë kurdët’. Ju i keni përdorur kurdët edhe në të kaluarën”, shtoi Çavusoglu.

Ne – vijoi diplomati më i lartë i Turqisë – s’do të marrim as pëlqim dhe as leje nga kurrkush, por do të ndërmarrim masat e nevojshme dhe do të bëjmë ç’të nevojitet për të pastruar terrorin që ndodhet përtej kufijve tanë.

“Askush të mos shqetësohet nga kjo”, përfundoi ministri i Jashtëm i Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne