Gjyqtari i skandalit seksual fiton pafajësi, kërkon rikthimin në detyrë

Dy vite pasi u pezullua si gjyqtar dhe u shkarkua nga drejtimi i gjykatës gjirokastër, Guximtar Boçi ka fituar pafajësinë dhe kërkon të rikthehet në postin që ka patur.

Report Tv ka siguruar një kopje të padisë së Boçit ku ai i kërkon gjykatës të caktojë se kush institucion do e rikthejë atë në detyrë pasi KLD që e pezulloi nuk ekziston më.

Boçi u vu nën akuzë pas denoncimit në media të një afere seksuale dhe dyshimeve për korrupsion pasiv.

U pezullua nga posti i gjyqtarit dhe u shkarkua si kryetar gjykate në Gjirokastër, Guximtar Boçi dy vite më pas kërkont ë rikthehet në detyrë.

Me vendimin numër 102 datë 28 dhjetor 2016 gjyqtari i Gjirokastrës u pezullua nga detyra nga KLD e cila u njoh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ndaj Boçit kishte nisur një procedim penal për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Por ky hetim duke se nuk ka mundur të nxjerr në dritë asnjë fakt penal edhe pse në media ai u denoncua publikisht në media edhe për aferë seksuale me një palë ndërgjyqëse.

Me një këkesë drejtuar gjykatës Administrative pak ditë para mbylljes së vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkon rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës.

Padinë, Boci e ka depozituar në administrative ku ai kërkon “revokimin e masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit”.

Boçi nuk ndalet me këtë kërkesë pasi ai është drejtuar gjykatës për ta rikthyer jo vetëm si gjyqtar në punë por edhe në postin që ai ka mbajtur më parë atë të kreut të gjykatës Gjirokastër.

Po ashtu Guximtar Boçi i kërkon gjykatës të përcaktoj se cili institucion duhet të vendos për fatin e tij pasi ai u pezullua nga KLD-ja institucion i cili tashmë është shkrirë dhe zëvëndësuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në sistemin e drejtësisë shqiptare përfshirja e gjyqtarëve në afera korruptive apo denoncime publike nuk është një rast i izoluar pasi vetëm pak ditë më parë në pranga ra një tjetër gjyqtar.

Ronalnd Hysi në gjykatën e Fierit u arrestua pasi u filmua dhe denoncua duke kërkuar favore seksuale.

Bisedat e pergjuara nga emisioni investigativ ‘Stop’:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne