CBS News: Në kufirin Meksikë-SHBA u kapën më shumë ilegalë shqiptarë se nga gjithë Lindja e Mesme

Media amerikane CBS News ka kundërshtuar deklaratën e fundit të presidentit Donald Trump se nga kufiri jugor me Meksikën, po hyjnë gjithnjë e më shumë refugjatë nga Lindja e Mesme. Kjo media ka publikuar shifrat e Doganës së SHBA-së që tregojnë se numri i personave të kapur nga gjashtë shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore është më i ulët se atyre që vijnë nga Shqipëria.

49 shqiptarë janë ndaluar nga autoritetet amerikane në kufirin SHBA-Meksikë gjatë vitit 2017-të, ndërkohë që në 2016-ën shifra arriti në 107. Numri rekord i shqiptarëve ilegalë të kapur në kufirin midis këtyre dy shteteve është regjistruar në vitin 2014-të, kur janë ndaluar 302 emigrantë.

Vitin e kaluar janë ndaluar 38 shtetas të Egjiptit, Irakut, Jordanisë, Libanit, Arabisë Saudite dhe Sirisë.

Në muajt e fundit janë goditur disa grupe në Shqipëri që organizonin trafikun e njerëzve drejt SHBA-së duke përdorur kufirin me Meksikën. Shqiptarët paguajnë shifra të konsiderueshme për të siguruar kalimin ilegal për në tokën amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne