Çdo makinë dhe autobus në skanerin e policëve

Çdo automjet që është duke udhëtuar drejt Tiranës po kalon në një kontroll nga postoblloqet e policisë të ngritur në çdo aks kryesor që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera.
Këto kontrolle kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, pasi sot në Tiranë në harkun kohor 12:00-13:00 është parashikuar të mbahet edhe një tubim paqësor. Policia e shtetit dje ka shpallur masat paraprake që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e këtij tubimi, teksa është në dispozicion të çdo situate.

“Subjekti politik Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e shtunë (sot) ora 12:00 në qytetin e Tiranës. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka kontaktuar përfaqësues të degës së Partisë Demokratike, duke u kërkuar që të plotësojnë kërkesën e sjellë prej tyre konform ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, konkretisht, përcaktimin e orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj. Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Ne te njejten kohe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shprehur angazhimin e saj për marrjen e masave për garantimin e zhvillimit normal të tubimit, në datë 13.05.2017, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pa cënuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe punën normale të institucioneve. Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:

– të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress