Çelik: S-400 ka të bëjë me sigurinë kombëtare të Turqisë

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha të premten se sigurimi i sistemeve mbrojtëse ruse S-400 është një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të Turqisë.

“Në mënyrë të ngjashme, gjykimi i Turqisë në lidhje me programin e avionëve F-35 është sikurse gjykimi i projekteve të përbashkëta të NATO-s dhe konceptit kolektiv i sigurisë”, u tha Çelik gazetarëve në Ankara, ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Kryesisë së Partisë nën drejtimin e Presidentit Erdoan.

Uashingtoni ka penguar blerjen nga Turqia të sistemit S-400 dhe javën e kaluar pezulloi shpërndarjen e pjesëve dhe shërbimeve për avionët luftarakë F-35.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar që Turqia në vend të sistemit rus S-400, të blejë sistemin e raketave “Patriot” duke argumentuar se sistemi rus nuk mund të integrohet në sistemet e NATO-s dhe se një sistem i tillë do të zbulonte aftësitë e avionit F-35.

Kurse Turqia është përgjigjur duke thënë se ShBA-të kanë refuzuar ti shesin asaj raketat “Patriot”, dhe kjo e ka detyruar atë kërkojë shitës të tjerë. Nga ana tjetër Rusia i ka ofruar Turqisë një marrëveshje të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.

“ShBA-të nuk duhet të shndërrojnë konkurrencën e tregut të armëve në një çështje të aleancës së NATO-s”, tha zëdhënësi Çelik.

Duke folur për grushtin ushtarak në Sudan, Omer Çelik tha se Turqia pret që kërkesat e popullit sudanez për demokracinë të përmbushen pa e zvarritur vendin drejt një lufte civile./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne