Shqiperia

Rama reagon për protestën: Dy partitë e verbuara po vetëshkatërrohen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës. Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë solidarizohet me policët e plagosur, ndërsa thotë se PD dhe LSI janë dy parti të verbuara.

Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, shkruan Rama ne Twitter.

OPINIONE