Çelik: ShBA-ja e ka tepruar me kritikat për raketat S-400

Kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndaj marrëveshjes së Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia kanë shkuar shumë larg, tha të hënën zëdhënësi i AK PARTI-së në pushtet në Turqi, Omer Çelik.

“Komentet në lidhje me këtë çështje kanë kaluar kufirin”, tha para gazetarëve Çelik, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI).

“Ato kanë arritur pikën ‘e paarsyeshme’ duke sugjeruar se ShBA mund të anulojë marrëveshjen për shitjen Turqisë avionët luftarakë F-35, gjë që është e papërshtatshme me aleancën e NATO-s”, shtoi Çelik.

“Aleatët mund ti zgjidhin çështjet duke biseduar”, tha ai, duke shtuar se askush nuk mund ta kërcënojë Turqinë.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Turqia duhet të blejë raketat amerikane Patriot, duke argumentuar se sistemi rus S-400 nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, zyrtarët turq janë përgjigjur duke thënë se Turqia nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e saj me Rusinë, edhe nëse do të blinte sistemin Patriot dhe janë ankuar se deri më tani aleatët e saj nuk kanë dashur t’i shesin Turqisë sistem për mbrojtje raketore. (Anadolu Agency – AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne