“Kuvajtianët zemërohen me Trumpin, por e duan Erdoganin”

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyi Erdoğan) është më i dashuri në mesin e liderëve botëror nga ana e kuvajtianëve.

Marrëdhëniet dypalëshe, të cilat u zhvilluan me vizita reciproke të nivelit të lartë viteve të fundit, krahas rezultateve pozitive që sollën mes udhëheqjeve të vendeve, u pasqyruan pozitivisht edhe mes popujve.

Në një sondazh publik që u zhvillua me popullin kuvajtian nga instituti amerikan i mendimeve “Washington Institute”, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan u zgjodh lideri botëror më i dashur.

E përditshmja kuvajtiane “Al-Qabas”, e cila publikoi raportin në fjalë, këtë lajm e përcolli me titullin, “Kuvajtianët zemërohen me Trumpin, por e duan Erdoanin”.

Në lajmin e gazetës thuhet se mbështetja e kuvajtianëve për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është “5 për qind”, ndërsa Erdoani fitoi zemrat e 64 për qind të kuvajtianëve.

Sipas sondazhit publik, në mesin e liderëve botërorë pas Erdoanit në vendin e dytë ndodhet Presidenti i Kinës, Xi Jinping me 49 për qind të votave.

Tërheq vëmendjen se edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mori vota të njëjta me Trumpin.

Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah Al-Ahmed Al-Xhabir në vitin 2017 zhvilloi dy vizita në Turqi, ndërsa Presidenti Erdoan po të njëjtin vit realizoi tri vizita në Kuvajt./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne