Ceremonia e Clinton – Veliaj përqafohet me Alex Soros

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, u prit sot me një ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Gjatë ceremonisë, ishin të pranishëm figura publike, por edhe qytetarë.

Një nga takimet më të përzemërta u pa ai mes Erion Veliajt dhe djalit të manjatit George Soros, Alex Soros.

Kush eshte Soros ?

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur SOROS mbërriti në vendin tonë që prej 1992 me qëllim ndëtimin e një shoqërie demokratike dhe për të inkurajuar nismat sociale, nën drejtimin e miliardierit hungarezo-amerikan Geroge Soros, që ka shtrirë rrënjët me “programet” e saj kudo.

Pak kohë më parë, u mësua nga mediat se George Soros ia ka kaluar menaxhimin e perandorisë së tij financiare, të birit Alex, i cili është gjithashtu mjaft i përfshirë në Ballkan dhe ka raporte të mira me qeverinë e Shqipërisë

Ndaj tij janë hedhur vazhdimisht akuza se pasurinë e ka ngritur duke iu shmangur taksave, manipulimit të ligjit në disa vende të pazhvilluara të botës. Edhe në Shqipëri kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë dhe se vazhdimisht po devijonë rrugën e reformave sipas interesave të fondacionit.

Miliarderin George Soros e kemi parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka intime mes tyre. Më pas etja për pushtet e Soros u shtua dhe në vitin 2000 zgjeron fushat ku do të shtrihet me “programet” e tij. Arriti aty ku synonte pa u penguar nga askush, në “përmirësimin e qeverisjes” dhe “integrim në BE”.

Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko social të romëve. Në këtë vizitë u takua edhe me krerët e shtetit dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë Edi Rama ku mori edhe titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa për herë të dytë George Soros erdhi në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë me mikun e tij Rama/Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne