Çështja “DIA-CEZ”/ Kastriot Ismailaj: Të rihapet procesi, kam shumë prova të reja

Ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë kërkesë Gjykatës ditën e sotme për rihapje të procesit.

Sipas Ismailaj ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan.

“Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në konsideratë”, – është shprehur Ismailaj. Ditën e sotme ishte planifikuar seanca gjyqësore ku do të bëhej mbrojtja dhe do të shpallej vendimi për Isamilajn për të cilin Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.

Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne