Çështja Katalonja/ Vuçiç dhe Putin e shohin problemin tek Kosova

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ku në fokus ka qenë edhe pavarësia e Kosovës, për të cilën, dy presidentët ranë dakort se njohja e shtetit nga BE ishte një gabim fatal.

Sipas tyre, kjo ka hapur rrugën edhe për rajone të tjera që të kërkojnë papritur pavarësinë, duke iu referuar kështu referendumit të Katalonjës.

“Pas referendumit në Katalonja është kuptuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga disa vende të Bashkimit Evropian dhe të botës ishte veprim dhe gabim fatal, sepse ata kanë hapur ‘kutinë e Pandorës’ me pasoja të paparashikueshme”, është thënë gjatë bisedës telefonike në mes dy liderëve, shkruan ‘Novosti’.

Sipas gazetës, gjatë bisedës në rusisht e cila ka zgjatur 30 minuta, Putin ka shprehur dëshirën për të diskutuar për krizën spanjolle dhe atë se çfarë rreziku e pret Evropë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne