Bota Opinion

Çfarë e bën Iranin të aftë për t’iu përgjigjur sanksioneve të SHBA-së?

SHBA vazhdon presionin e saj politik dhe ekonomik mbi Iranin, me një paketë të re kufizimesh të aprovuara kohët e fundit nga Uashingtoni. Megjithatë, Teherani ka potencialin, duke përfshirë edhe në aspektin ushtarak, të krijojë një pengesë të pakapërcyeshme për politikën amerikane të sanksioneve dhe kërcënimeve.

Sanksionet e reja

Të mërkurën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një sërë sanksionesh kundër Iranit, Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Në veçanti, ligji vendos masa ndëshkuese ndaj Teheranit mbi programin e armëve balistike të vendit, ndalimin e shtetasve amerikanë, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe aktivitetet terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Javën e kaluar, Departamenti i Thesarit në SHBA vendosi sanksione sekondare mbi gjashtë njësi iraniane. Sipas një deklarate, kufizimet u vendosën në përgjigje të nisjes së pretenduar nga Irani të një sateliti Simorgh në fund të korrikut.

“Sanksionet e reja amerikane kundër Iranit nuk kanë kuptim, masa të tilla nuk kanë funksionuar asnjëherë. Kuba dhe Koreja e Veriut janë shembuj të vlefshëm. Me sa duket sanksionet kanë për qëllim nxitjen e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të ketë më tepër marrëveshje armësh në rajon”, ka shkruar kontribuesi i RIA Novosti dhe komentatori politik Alexander Khrolenko.

Ndërkohë, Teherani ka përgatitur një listë prej 16 kundërmasave. Sipas zëvendës ministrit të jashtëm iranian Abbas Araghchi, disa prej tyre do të lidhen me modernizimin në ushtrinë iraniane.

Araghchi tha gjithashtu se Teherani duhet të japë një përgjigje të përshtatshme ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara, pasi ato ndikojnë negativisht në zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit 2015 (JCPOA).

Dy Forca, Një Qëllim

Khrolenko sugjeroi se Teherani do të vazhdojë të vërë bast mbi potencialin e tij ushtarak në mënyrë që të parandalojë SHBA-në nga agresioni.

Global Firepower kohët e fundit i vendosi forcat e armatosura iraniane në vendin 21 në renditjen ushtarake globale, më lart se për shembull Koreja e Veriut dhe Arabia Saudite.

Sipas raportit të Bilancit Ushtarak 2017 nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Irani ka një ushtri të dominuar me pajisje të vjetra, por të pajisur me personel të mirëtrajnuar dhe me përvojë.

Ushtria iraniane ka mbi 530,000 forca, me 400,000 në rezervë. Dega më e madhe e ushtrisë iraniane janë forcat tokësore, të cilat numërojnë 350,000 vetë. Ata kanë 1,616 tanke, 320 helikopterë vetëlëvizës dhe 2,000 sisteme tërheqëse të artilerisë.

Marina iraniane ka 398 anije, duke përfshirë 5 fregatë, 33 nëndetëse dhe 230 anije patrullimi. Forca Ajrore Iraniane operon 477 aeroplanë dhe helikopterë.

“Në aspektin ushtarak, Irani do të ishte një arrë e fortë për SHBA-në, madje pa përmendur programin e raketave iraniane. Arabia Saudite, aleati kryesor i Uashingtonit në Lindjen e Mesme, mund ta rivalizojë Iranin vetëm në një koalicion me fqinjët e saj”, shkruan Khrolenko .

Për më tepër, një element i rëndësishëm i ushtrisë iraniane është fakti se ajo është e ndarë në dy struktura paralele, ushtria konvencionale (Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Detare dhe Forca e Mbrojtjes Ajrore) dhe Korpusi i Gardës Revolucionare që ka Forcën Tokësore, Marinën dhe Forcat Hapësinore.
Të dyja strukturat kanë qëllime të ngjashme dhe punojnë ngushtë së bashku.

“Ndoshta, një dublikim i tillë pritet të rrisë aftësitë e ushtrisë iraniane dhe të nxisë konkurrencën midis degëve. Për armikun e mundshëm, trajtimi me një forcë kaq të dyfishtë mund të jetë i paparashikueshëm”, – tha Khrolenko.

Politika e gabuar

Sipas autorit, politika e Uashingtonit për të portretizuar Teheranin si një sponsor i terrorizmit global nuk është vetëm absurde, por gjithashtu shumë e rrezikshme. Shumë në SHBA e dinë këtë, por Kongresi vazhdon të ndjekë ambiciet e veta gjeopolitike dhe ekipi Trump nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar atë.

“Por kjo nuk është vetëm për përfitime të menjëhershme politike dhe ekonomike. Armiqësia e Uashingtonit ndaj Iranit daton në epokën e Revolucionit Islamik të vitit 1979. Revolucioni erdhi 25 vjet pasi CIA dhe inteligjenca britanike përmbysën qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike për të mbajtur kontroll mbi Industrinë iraniane të naftës. Kjo fyerje vazhdon të kërcënojë Uashingtonin,” thuhet në artikull.

Një arsye tjetër pas armiqësisë amerikane ndaj Teheranit është mbështetja iraniane për Hizbollahun dhe Hamasin, rivalët kryesorë të Izraelit. Për më tepër, Tel Avivi e sheh programin bërthamor iranian si një kërcënim ushtarak dhe ka nxitur vazhdimisht SHBA-në që të bombardojnë objektet bërthamore të Iranit. Një aleat tjetër amerikan, Arabia Saudite është gjithashtu kundra Iranit, duke përfshirë rivalitetin e tyre të gjatë për udhëheqjen në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, sipas Khrolenkos, çdo përpjekje për të zgjidhur një konflikt të komplikuar me sanksione dhe kërcënime ushtarake është një gabim. Në rastin e Iranit, politika amerikane ka të ngjarë të përballet me një pengesë të pakapërcyeshme.

Një artikull i kohëve të fundit në The American Conservative thotë: “SHBA dhe aleatët e saj kanë imponuar sanksione gjithnjë e më të rrepta në Korenë e Veriut, për ta detyruar atë vend të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programet e raketave balistike. Testet e përsëritura bërthamore të Fenianit dhe nisja e një rakete balistike ndërkontinentale së fundmi, tregojnë kotësinë e plotë të strategjisë së sanksioneve.” / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA