Opinion

Çfarë e lidh Hoyt Brian Jee me QSUTop Channel

Që i dërguari amerikan për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, Hoyt Brian Jee të kuptojë se çfarë regjimi është krijuar në Shqipëri dhe sa absurde është mbajtja e zgjedhjeve nën këtë regjim, mjaft të imagjinojë se çfarë do të ndodhte në SHBA nëse drejtori i përgjithshëm i CNN do të ishte bërë para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar drejtor i klinikës më të madhe publike (shtetërore) në SHBA, që është National Institutes of Health Clinical Center në Bethesda (Maryland).
Në Shqipëri, Enkelejd Joti, drejtori i përgjithshëm i Top Channel, që është TV më i afërt me Kryeministrin Rama, u bë para pak kohe, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Teraeza” që është barazvlerësi i NIHCC në SHBA.
Z. Joti, një njeri që nuk ka lidhje me mjekësinë e ka marrë këtë post si shpërblim për shërbimet që Top Channel i ka bërë dhe i bën Edi Ramës. Z. Joti madje nuk paraqet dot as një CV në faqen zyrtare online të QSUT. Nëse ai do të bënte një CV ajo do të shërbente për të bërë interesant emisionin humoristik “Portokalli”. Detyra e z. Joti nuk është mbarëvajtja e punës në QSUT, por që të vjedhë në QSUT për familjen pronare të Top Channel dhe për vete.
Dhe në QSUT ka shumë për të vjedhur, se atje vjedhin që nga tenderi i lavanderisë, te tenderat e barnave, ushqimeve, pajisjeve etj. Z. Joti “koincidoi” të vinte në QSUT në kohën kur do të nisin të zbatohen disa projekte me donatorë të huaj që arrijnë në masën 50 milionë euro.
Gjithçka që Hoyt Brian Jee supozohej ta thoshte konfidencialisht sa iu përket bisedimeve me opozitën doli ekskluzivisht në Top Channel. Burimi nuk mund të jetë opozita sepse ajo e ka akuzuar Top Channel si përhapës të fake neës. Pra ka qenë Hoyt Brian Jee që ka raportuar në Top Channel para dhe pas takimeve me opozitën. Nuk është për t’ u habitur meqënëse Hoyt Brian Jee është një sorosian dhe Top Channel është qendra e propagandës sorosiane në Shqipëri.
Paleontologëve iu mjafton të gjejnë një eshtër sado të vogël të një skeleti dinozauri për të ndërtuar pastaj gjithë skeletin në përmasat natyrale. Z. Jee nuk mund të mos e ndërtojë nga fakti i mësipërm, emërimi i z. Joti, skeletin e regjimit-dinozaur që sundon Shqipërinë tani.
Unë nuk ndaj të njëjtin shqetësim me opozitën për zgjedhjet e ardhshme por shikoj me shqetësim se është krijuar një regjim që poi u mbyll gojën kritikëve të vertetë publikë si kurrë ndonjëherë pas vitit 1990./Kastriot Myftaraj

OPINIONE

INTERVISTA