Zgjedhjet në Kosovë, ja koalicionet. Bashkohen partitë “e luftës”

Janë regjistruar në mesnatë koalicionet parazgjedhore në Kosovë. Kështu mësohet se AAK, Nisma dhe PDK do të shkojnë bashkë në zgjedhje. Në Kosovë, këto parti njihen si “krahu i luftës”. “Atyre do t’u prijë si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj”, shkruajnë mediat në Kosovë. Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja, AKR-ja dhe “Alternativa”. Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne