Çfarë ke për drekë? Vetëm bukë me dhallë të thartë!

Shqipëria nuk është Tirana, nuk është qendra apo blloku. Shqipëria tjetër është në 28 mijë metra katror e ku ka gjithçka. Nuk ke nevojë të ikësh larg kryeqytetit për të parë një realitet të zymtë. Vetëm pak kilometra nga Tirana mund të shohësh se aty vuajtja dhe varfëria bashkëjetojnë. Janë ulur këmbëkryq në një pjesë të madhe të familjeve. Orenditë shtëpiake Teuta i ka dhuratë nga shoqatat të ndryshme të bamirësisë. Edhe pse 40 vjeçare ajo nuk ka punuar kurrë, e bashkëshorti punon pak ditë sa për të nxjerrë bukën e gojës për familjen. E sëmurë me diabet prej 9 vitesh, e ku çdo ditë i nevojiten 4 insulina, Teuta tha se nuk ka mundur të marrë KEMPI-n. Pak metra më tutje një 62 vjeçar pret në hyrje të shtëpisë, nëse ajo mund të quhet e tillë. Ai është i papunë, e nuk ka asnjë të ardhur në familjen e tij të përbërë nga 3 persona. I pyetur se çfarë kanë për drekë, i moshuari tha “Sot vetëm bukë me dhallë të thartë”.  Sëmundja nuk e ka ndaluar të kërkojë me ngulm punë, ndërsa institucioneve publike ju bën apel. Eurostati, enti qe konfirmon shifrat zyrtare për të gjithë kontinentin, para pak ditësh ka publikuar të dhënat shqetësuese për nivelin e varfërisë ne vend. Në vlerë absolute, çdo shqiptar shpenzon për t’u ushqyer në vit 1,248 euro, nga rreth 1800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, kur te ardhurat për frymë të Shqipërisë janë vetëm sa 30% e mesatares evropiane. Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra ishin 198 euro në vit në 2017-n, më të lartat historike dhe më shumë në rajon. Shqipëria e ka këtë tregues gati 90, më i larti në Europë. Dhe kjo dëshmon se sa u rëndon xhepave te shqiptareve vetëm ngrënia, raporton Oranews.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne