Rajoni

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun në Paralment ka shënuar dhe fundin e dialogut me Serbinë.

Këtë deklarat Vuçiç e ka bërë pas takimit që pati me shefin e diplomacisë spanjolle , Josep Borrell.

Sipas tij, lëvizjet e Kosovës janë të pamatura  ndërsa Serbia  është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vuçiç ka thënë se Serbia “po sillet me përgjegjësi”, për shkak se “ka përmbushur të gjitha detyrimet”. Presidenti serb vazhdon të pretendoj se Serbia, i ka shlyer të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe akuzon Kosovën për vendosjen e taksës 100% për mallrat serb.

OPINIONE