ÇFARË KENI PËR T’U THËNË SHQIPTARËVE

Artur Shkurti 

Prof. Dr. Valentina Duka dhe Prof. Dr. Ferit Duka
Thomas Frashëri që e keni ndihmuar dhe promovuar ia hoqi, me ligj, Naim Frashërit titullin Poet Kombëtar
————
Departamenti i Historisë në Universitetin e Tiranës që ju drejtoni ka promovuar librin
“Frashëri, i shquar i panjohur – studim heuristik në ndihmë të Historisë”, 826 faqe, më 2023.

Libri ishte një “Doctored Research” me shkelje të etikës së kërkimit, në konflikt të hapur interesi për të rrëmbyer “narrrativën e Frashërit”, për të krijuar bazat e përçarjes fetare, për të shpërfillur Vëllezërit Frashëri, për ndërtuar klane politiko-fetare me bazë krahinore që do t’i hapnin rrugën ndërhyrjes së huaj.

Libri në titull thotë “Në shërbim të Historisë” dhe jo në shërbim të Historisë së Shqipërsi, do të thotë se Thomasi do ta trajtojë Frashërin si pronë të përbashkët Shqiptaro-Greke, pra nuk e quan Frashërin pronë ekskluzive të Shqipërisë. Megjithëse Departamenti i Historisë e pati njoftimin që në nëntor 2023 për librin kritik të Artur Shkurtit të titulluar “Klani “Oxhaku heuristik” i shekullit 21 synon përçarjen fetare dhe shkombëtarizimin duke sulmuar Vëllezërit Frashëri, Mësonjëtoren, Rilindjen Kombëtare”, asnjë historian nuk u interesua ta kishte. Kjo është shkelje e rëndë e integritetit akademik dhe për nga pasojat një veprim antikombëtar. Privatisht disa prej tyre e vlerësuan. (veçojmë prof.Xhevat Lloshi prof.Pëllumb Xhufi), por askush prej tyre nuk shkroi për tre vjet dhe të denonconte “narrativat” antikombëtare të librit. Kjo tregon se Departamenti i Historisë ka qenë nën presion të hapur nga Qeveria dhe vetë Thomasi që është pjesë e ekzekutivit. Nga mungesa e integritetit tuaj, tashmë e ka pësuar Poeti Kombëtar Naim Frashëri. Mendojmë që duhet t’u jepni shpjegime shqiptarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne