Çfarë nuk shkon me sanksionet amerikane kundër gardës revolucionare iraniane

Plani i Uashingtonit për të imponuar sanksione të reja kundër Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) do të ketë pasoja të gjera dhe do të jetë negativ për luftën kundër terrorizmit, tha për Sputnik, Gordon Duff, një komentues politik dhe analist i inteligjencës.

“Garda Revolucionare e Iranit është një organizatë ushtarake që i shërben një qeverie të zgjedhur dhe që përfshihet kryesisht në operacionet kundër terrorizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë paralel me politikën amerikane në Irak dhe Siri,” komentoi Duff në një email të derguar për Sputnik, i cili gjithashtu është edhe redaktor i lartë i Veterans Today.

Ai shtoi se ideja e vendosjes së sanksioneve ndaj një organizate të tillë “hap precedentë të rinj”.

“Nëse pushtimi i Irakut i vitit 2003 ishte një krim lufte, pikëpamje që shumica e vendeve, madje edhe partnerët e NATO-s, tani po e pranojnë, atëherë sanksionimi i anëtarëve duke përfshirë veteranët e atyre organizatave të përfshira është gjithashtu i besueshëm. Nëse SHBA thekson përgjegjësinë në këtë nivel, atëherë shumica e organizatave qeveritare amerikane me siguri mund të ndalohen gjithashtu për pushtimin e Irakut, fare qartë,” argumentoi analisti.

Ditën e djelë, sekretari i thesarit i Shteteve të Bashkuara Steven Mnuchin tha se konsideron sanksione të reja kundër forcave elitare të Iranit, si pjesë e presionit në rritje të Uashingtonit për Teheranin. Mnuchin i tha Fox News se ai tashmë kishte diskutuar çështjen “me homologët e tij ndërkombëtarë në takimet e fundit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

Në një koment të veçantë për PressTV, Duff tha se është “përtej çmendurisë” të akuzosh IRGC për sponsorizim terrorizmi dhe ta godasësh atë me sanksione.
Nëse miratohen, sanksionet e reja do ti shtoheshin kufizimeve ekzistuese. Të premten, Uashingtoni paraqiti sanksionet kundër Gardës Islamike Revolucionare të Iranit.

Duke komentuar mbi këtë lëvizje, Mnuchin tha se IRGC është e përfshirë në “pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane dhe ata që bëjnë transaksione me kompanitë e kontrolluara nga IRGC e bëjnë këtë në një rrezik të madh”.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Bahram Qasemi paralajmëroi javën e shkuar se Teherani “do të reagojë fuqishëm” ndaj çdo veprimi kundër ushtrisë së tij, përfshirë Gardën Revolucionare.

Sipas BBC, Garda e ngarkuar me mbrojtjen e qeverisë islamike republikane të Iranit, konsiderohet forca ushtarake mbizotëruese në Iran dhe ata gjenden prapa shumë prej operacioneve kryesore ushtarake të vendit. Ata janë besnikë ndaj klerikëve shiitë dhe në marrëdhëniet e tyre me Sirinë dhe Irakun kanë kërkuar të mbrojnë komunitetet pakicë shiite të këtyre vendeve nga ekstremistët sunitë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne