Çfarë plani kishte i moshuari që ekzekutoi RENEA? Policia tregon çfarë u gjet në shtëpinë ku ishte ‘ngujuar’ për pesë orë

Grupi Hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e 71-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov me të cilën dyshohet se ai ka qëlluar ndaj policisë mesditën e sotme, deri në orën 18:00, kur rezistenca e tij mori fund dhe e gjithë ngjarja pati fund të hidhur, pasi i moshuari nuk pranoi të dorëzohej dhe mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n gjatë ndërhyrjes së këtyre të fundit.

Gjithashtu është gjetur një sasi e konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Nuk dihet çfarë plani kishte i moshuari, që kishte bërë gati kapsollat për shpërthim,

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Reneas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë, njoftoi Policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne